Policia ka arrestuar shtetasin Albert Pali 21-vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ai akuzohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte dy 14 – vjeçarë, të cilët po udhëtonin me motorçikletë në fshatin Grudë Fushë, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, për 14-vjeçarin që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për një shtetas kosovar, 56 vjeç, dhe për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, për një 18-vjeçar, pasi ditën e dielë në fshatin Pentar, automjeti që drejtonte 56-vjeçari është pëplasur me motomjetin që drejtonte një 18- vjeçar. Nga përplasja është dëmtuar 18-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 40 vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme njofton policia.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.