Aksidenton një grua dhe largohet nga vendngjarja / Policia e Shkodrës ndalon drejtuesin e mjetit një 60-vjeçar
Një grua e moshës 59 –vjeç, banuese në Shkodër është goditur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit tip mercedes-benz, një shtetas 60 vjeçar, është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është ndaluar më vonë nga policia dhe për të ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Ndërsa mësohet nga burime pranë Spitalit Rajonal Shkodër se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia njofton se ka nisur procedimin penal për një 20 vjeçar, banues në fshatin Bajzë , pasi ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të policisë rrugore, gjatë vendosjes së një mase administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.