Aksion kundër kultivimit të kanabisit në Mirditë e Kurbin, 4 persona në pranga, mes tyre edhe një efektiv

Katër persona kanë rënë në pranga dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacion kundër kultivimit të kanabisit në Rrëshen dhe Kurbin në 24 orët e fundit. Policia njofton se u goditën 3 raste të kultivimit të kanabisit, teksa mes të arrestuarve është edhe një efektiv në Komisariatin e Kurbinit, K. D., 33 vjeç, i cili dyshohet se informonte autorët e për lëvizjet e Policisë.

Në Mirditë u arrestuan E. K., 41 vjeç, banues në fshatin Zheje, ndërsa u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, A. Z. alias I. L. alias I. L., 39 vjeç, banues në fshatin Sanxhak dhe G. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë.

Nga hetimet dyshohet se ata kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë në kubikë, në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Po ashtu kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre edhe kryetarin e fshatit Përqesh, P. Ll., 62 vjeç, dhe specialistin e pyjeve në fshatin Orosh, Gj. L., 58 vjeç.

Në Kurbin, Policia gjeti 3 parcela ku ishin kultivuar 151 bimë kanabis. Si rezultat i hetimeve u identifikuan organizatorët e këtij rasti kultivimi, shtetasit S. B., 46 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin.  Në vijim u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit A. B..

Gjithashtu kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre për kryetarin e fshatit Shëmri, shtetasin B. K., 52 vjeç.

Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, në Milot, gjetën disa bimë të tjera kanabis si dhe vunë në pranga autorin dyshuar, shtetasin A. K., 24 vjeç.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

1 hour ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.