Aksion pastrimi në rrethina /Aktualisht po punohet pranë ish SMT, në Golem
Si një nga zonat me problematikën me të prekshme, Bashkia Shkodër ka nisur një aksion për pastrimin e territorit të Njësisë Administrative Rrethina nga mbetjet urbane.
Për administratorin e kësaj njësie, Gerald Hasaj, ky është një aksion i nisur dhe pritet të përfundojë brenda pak ditësh
Aksioni fillimisht është përqëndruar pranë zonave më problematike, pranë ish SMT, në rrugën e fshatit Golem, ndërkohë që është hartuar një plan konkret për ndërhyrje.
Bashkia Shkodër, ka ndërhyrë disa herë për pastrimin e këtyre zonave ndërkohë që fton banorët që të ndërgjegjësohen në mënyrë që të hedhin mbetjet pranë kontenierëve të mbetjeve urbane.