Aksion për pastrimin e Thethit, 1800 thasë me mbetje nga më të ndryshmet u larguan nga territori
Rreth 200 vullnetarë, punonjës të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të tjera i janë bashkuar aksionit të pastrimit në zonën turistike të Thethit.
Ky aksion vjen në prag të nisjes së sezonit turistik në këtë perlë të natyrës. Pjesë e këtij aksioni, ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër ,Benet Beci, i cili në një intervistë për mediat ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit .
Kryebashkiaku Beci deklaroi se Bashkia Shkodër ka një vemendje të veçantë ndaj pikave turistike.
1800 thasë me mbetje ka qënë rezultati i këtij aksioni, i pari i këtij lloji në zonën e Thethit, ndërhyrje kjo e cila kërkon të përcjellë edhe mesazhin për një mjedis të pastër.