Aksion për pastrimin e Velipojës / Kryeministri Rama jehonë aktivitetit në zonën turistike
Velipoja u bë gjatë fundjavës pikëtakimi i të rinjve shkodranë të përkushtuar për pastrimin e bregdetit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga aksioni i pastrimit të bregdetit të Velipojës bashkë me mesazhin e fortë që pastrimi nuk njeh stinë dhe as ditë pushimi.
Pastrimi i territorit vijon të mbetet prioritet i Bashkisë së Shkodrës, e cila vazhdon çdo ditë ndërhyrjet në çdo zonë urbane dhe rurale.
Të rinjtë vullnetarë, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër kanë zgjedhur që fund javwn qw lamë pas iu dedikuan plazhit të Velipojës. Me mesazhin ndaj të gjithëve për një mjedis të pastër ato kanë pastruar pjesën rënore të plazhit të Velipojës me qëllim që ky plazh një nga destinacionet kryesore turistike të Shkodrës të jetë gati për pritjen e turistëve.
Të rinjtë i janë bashkuar kësaj nisme, e cila është mbështetur me mjete edhe nga Bashkia Shkodër, ndërkohë që mesazhi i përcjellë për të gjithë është për një Shkodër të pastër.