Aksionet e policisë në Vlorë e Shkodër, Balla: Besimplotë se do zbardhin ngjarjet kriminale të reja e të vjetra
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar mbi dy aksionet policore të ndërmarrë sot nga Poilicia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës, ku u goditën 6 anëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe një person tjetër i cili posedonte një sasi të konsiderueshme municioni të cilat kishte për qëllim t’ua shiste personave me precedent kriminalë.
Teksa përshëndet aksionin e policisë, Balla shprehet besimplotë se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe të vjetra dhe vendosjen para drejtësisë së personave të dyshuar.
“Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.