Aksionet e policisë në Vlorë e Shkodër, Balla: Besimplotë se do zbardhin ngjarjet kriminale të reja e të vjetra

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar mbi dy aksionet policore të ndërmarrë sot nga Poilicia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës, ku u goditën 6 anëtarë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe një person tjetër i cili posedonte një sasi të konsiderueshme municioni të cilat kishte për qëllim t’ua shiste personave me precedent kriminalë.

Teksa përshëndet aksionin e policisë, Balla shprehet besimplotë se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe të vjetra dhe vendosjen para drejtësisë së personave të dyshuar.

“Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

16 minutes ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

19 minutes ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

21 minutes ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

23 minutes ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (9 prill) mbi vendin tonë pritet depërtimi gradual i masave ajrore…

41 minutes ago

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

16 hours ago

This website uses cookies.