Aksioni i opozitës, Meta: PL qëndron për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të opozitës

3c493c9a78294912b877d3281feb9fd6

3c493c9a78294912b877d3281feb9fd6

Deputetët e Partisë së Lirisë nuk janë përfshirë në aksionin e deputetëve demokratë për të mos lejuar zhvillimin e seancave plenare dhe komisioneve, ndërsa kreu i partisë, Ilir Meta, u shpreh se ata qëndrojnë për rivendosjen e të drejtave kushtetuese, sipas tij të opozitës.

Në një deklaratë për shtyp, ai akuzoi maxhorancën si përgjegjëse për bllokimin e Kuvendit, teksa tha se PL mbështet kërkesat e opozitës.

Përgjegjës e kësaj krize të bllokimit total të Kuvendit është vetëm drejtimi i telekomanduar nga kryeministri. PL qëndron e vendosur në të gjithë këtë aksion të opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe opozitës. Në mënyrë të veçantë sa i takon çështjes së Komisioneve Hetimore në parlament, përfaqësimit ët duhur të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sa i takon zhbllokimit në Parlament të gjitha iniciativa të opozitës që prej muajsh bllokohen nga maxhoranca në Kuvend. PL është e vendosur dhe qëndron sëbashku me të gjithë kolegët e tjerë opozitarë”, tha Meta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.