Aksioni kundër lojërave të fatit / Shkodër, arrestohen 8 persona procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë
Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën të ditur se gjatë 2 fazave të megaoperacionit kundër lojërave të fatit, ka goditur 8 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 shtetas .
Ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe 4 shtetas të tjerë
Policia njofton se janë sekuestruar 2 celularë, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, doza cannabisi dhe 1 armë e ftohtë (thikë).
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp dha rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle kundër lojërave të fatit. Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.