Categories: LajmeKronikë

Aksioni kundër lojërave të fatit / Shkodër, arrestohen 8 persona procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë

Policia e Shkodrës ka dalë me një  njoftim zyrtar, ku bën të ditur se  gjatë 2 fazave të megaoperacionit kundër lojërave të fatit, ka goditur 8 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 shtetas .

Ndërsa janë  proceduar në gjendje të lirë  edhe 4 shtetas të tjerë

Policia njofton se  janë sekuestruar 2 celularë, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, doza cannabisi dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për shtyp dha rezultatet e megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle kundër lojërave të fatit. Faza e parë u zhvillua nga data 25 nëntor deri më datë 30 nëntor, ndërsa faza e dytë u zhvillua nga data 1 dhjetor deri në mbrëmjen e datës 6 dhjetor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

10 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

10 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

10 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

10 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

11 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

11 hours ago

This website uses cookies.