Aksioni për heqjen e kabllove/Kryebashkiaku Beci paralajmëron tolerancë zero për vendosje të reja

Prej 10 ditësh Bashkia e Shkodrës ka nisur aksionin për pastrimin e të gjithë kabllove të internetit në pallatet e restauruara nga zona e Parrucës deri në fund të Xhabijeve. Ky aksion është ndjekur gjatë ditës se sotme nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci. Në intervistën e dhënë për mediat ai është shprehur se kjo është një nisëm që vjen si koordinim me të gjithë investimet e reja në qytet për përmirësimin e imazhit dhe jetës së qytetarëve. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar që të mos ketë asnjë tolerim për ndërhyrje të reja që tëntojnë të vendosen në fasadat e pallateve….Për banorët e zonës kjo është një ndërhyrje e rëndësishmë për komunitetin e zonave.
Pas bllokut të pallateve nga Parruca në Xhabije, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në zona të tjera duke u shtrirë në të gjithë qytetin. Ky aksion, ka pasur edhe mbështetjen e disa kompanive të internetit, të OSHEE dhe vetë të komunitetit që kanë përshëndetur një nisëm të tillë që ndryshim imazhin e shëmtuar të kabllove në fasadat e pallateve të vendosura prej 30 vitesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.