Aksioni për heqjen e kabllove/Largohen nga fasadat edhe pranë bllokut të pallateve tek shkolla “Ndre Mjeda”
Puna për largimin e kabllove të internetit në pallatet e restauruara nga zona e Parrucës deri në fund të Xhabijeve po vijon .
Aktualisht është bërë e mundur largimi i tyre pranë bllokut të pallateve tek shkolla “ Ndre Mjeda”.
Për banorët e zonës kjo është një ndërhyrje e rëndësishmë. Pas bllokut të pallateve nga Parruca në Xhabije, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në zona të tjera duke u shtrirë në të gjithë qytetin. Ky aksion, ka pasur edhe mbështetjen e disa kompanive të internetit, të OSHEE dhe vetë të komunitetit që kanë përshëndetur një nisëm të tillë që ndryshim imazhin e shëmtuar të kabllove në fasadat e pallateve të vendosura prej 30 vitesh.