Lajme

Akti Normativ, Denaj: Rriten investimet në bujqësi, 500 milionë lekë shtesë për ‘Zhvillimin Rural’

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi të enjten në Kuvend se përmes Aktit Normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2024 sigurohet një mbështetje shtesë prej 500 milionë lekësh për fermerët.

“Janë 500 milionë lekë shtesë në programin “Zhvillimi rural” që do të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë nëpërmjet Skemës Kombëtare për Investime. Është një mundësi për të gjithë fermerët dhe blegtorët shqiptare të cilët me skemën e re të mbështetjes/grand për investime, do të realizojnë rritjen e prodhimit, agropërpunimit si edhe rritjen e eksporteve”, tha Denaj.

Ministrja iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, teksa theksoi se përgjatë 7 muajve janar-korrik, eksportet janë rritur me 22 % drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ministrja informoi edhe për projektvendimin që po përgatitet për propozim për aprovim në mbledhjen e rradhës së Qeverisë, parashikohet të shtohen grupmasat e investimeve në fermë.

“Konkretisht, ndërtimi i serrave diellore, rrjeta për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në pemë frutore, agrume dhe vreshta, për ndërtimin e ambienteve për mbarështimin e kafshëve dhe stabilimenteve për rritjen e shpendëve, për mekanikë bujqësore, konkretisht për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e rendimentit të punës dhe uljen e kostove të prodhimit, si dhe mbështetje për akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut dhe rrjetat”, tha Denaj.

“Për të gjitha masat e mësipërme, do të jetë një skemë e mirëpërcaktuar që AZHBR do ta nxjerrë për publikim në javët në vijim. Aplikimi do të jetë nëpërmjet portalit”, tha ministrja.

Një komponent shumë i rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejt- vijoi ajo- shkon për programin buxhetor “Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit” ku përfitohen shtesë 70 milionë lekë, me qëllim realizimin në një përqindje më të lartë të Planeve Kombëtare të Monitorimit të Mbetjeve dhe Planit të Monitorimit dhe Mbrojtjes së Shëndetit të Bimëve.

Qeveria, theksoi Denaj, ka rritur investimet këtë vit në aspekt të përmirësimit të infrastrukturës laboratorike me 25% më shumë buxhet se buxheti i vitit të shkuar.

“Nuk duhet lënë pa përmendur këtu mbështetjen e BB-së në masën 20 milionë euro të investimeve në sistemin laboratorik, duke siguruar një sistem efektiv dhe në kohë të garantimit të çdo produkti që hyn në vendin tonë”, u shpreh ministrja.

Më tej, ajo thekso se janë 400 milion lekë, fonde të cilat do të rialokohen nga fondet e lira, për programin “Infrastruktura e ujitjes dhe kullimit”, konkretisht një shtesë me 200 milionë lekë për objektet e bashkive dhe një shtesë me 200 milionë lekë për objektet e drejtorive të ujitjes dhe kullimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.