Përfaqësues të diasporës dhe aktivistë të lëvizjes “Dua të votoj 2025” kanë protestuar brenda Kuvendit ku kërkojnë që në zgjedhjet e ardhshme të sigurohet e drejta e tyre për të votuar.
Ata hapën një banderolë të madhe në Kuvend ku kërkuan të drejtën e votës “Dua të votoj 2025”, por u nxorën jashtë nga garda.
Jashtë kryesisë së Kuvendit, përfaqësuesit thanë se e bënë këtë veprim për të zgjuar “nga gjumi” ligjvënësit dhe të merreshin me çështje që kanë rëndësi si e drejta e votës për emigrantët.
Ata thanë se duan të votojnë në 2025 dhe e drejta e tyre kushtetuese të mos shtyhet sërish.
“Ne jemi një grup aktivistësh ku kemi nisur fushën dua të votoj 2025 që të risimin ndërgjegjësimin dhe presionin te ligjvënësit që po merren me reformën zgjedhore. Ne nuk duam që të shtyhet vota edhe një palë zgjedhje të tjera. Ne duam të votojmë në 2025. Thanë se do e bënin në zgjedhjet e 2021 nuk e bënë dhe duket se edhe në 2025 nuk duan ta bëjnë. Erdhëm t’i zgjomë pak nga gjumi dhe të diskutojmë për gjërat madhore si vota e emigrantëve”, tha aktivistja për mediat.
Aktualisht reforma zgjedhore i mbetet diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, për aq kohë sa Komisionit të Reformës Zgjedhore i mbaroi mandatin pa asnjë konkluzion. PD dhe PS kanë tashmë draftet e tyre gati për reformën, ku pritet të shihet se si do e adresojnë votën e emigrantëve.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.