Categories: AktualitetLajme

Aktivistët protestojnë para Kushtetueses ndaj paktit Shqipëri-Itali për emigrantët

Përfaqësues të shoqërisë civile protestuan të enjten para Gjykatës Kushtetuese kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për strehimin provizor të refugjatëve në vend.

Më 13 dhjetor, trupa gjykuese i refuzoi procedurat e ndjekura nga ligjvënësit, duke lënë për më 18 seancën e radhës për dëgjimin publik të argumenteve pro dhe kundër nismës.

Si palë të interesuara në këtë proces janë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli Ministrave dhe Avokati i Popullit.

Ndërkohë që kanë filluar diskutimet rreth pranimit ose jo të marrëveshjes, ne nuk kemi asnjë argument pro nga asnjë institucion se pse kjo konventë duhet të miratohet. Kjo marrëveshje shkel haptas të drejtat e njeriut.

Sipas komisioneres së Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, marrëveshja Itali-Shqipëri i shtohet trendit shqetësues europian të eksternalizimit të procedurave të azilit dhe ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut. Në praktikë, mungesa e sigurisë ligjore ka të ngjarë garancitë thelbësore të të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien për shkeljet, duke rezultuar në një trajtim të ndryshëm mes atyre, kërkesat e të cilëve do të shqyrtohen në Shqipëri dhe atyre që do të shqyrtohen në Itali. Megjithatë eksternalizimi rrit ndjeshëm rrezikun e ekspozimit të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Sipas Këshillit Europian për Refugjatët dhe Emigrantët nga përshkrimi i konventës nuk ka dyshim se qendrat janë qendra ndalimi dhe do të konsiderohen të tilla sipas jurisprudencës ndërkombëtare dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Përtej nevojës për vlerësim individual, kushtet e tjera për përdorimin e ligjshëm të ndalimit nuk ka të ngjarë të ekzistojnë. Kushtet në qendra ka të ngjarë të jenë të paligjshme. Sipas Amnesty International, personat e pushtuar në det nga autoritetet italiane janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat indviduale. Është e thjeshtë: kjo marrëveshje kanë të bëjnë me “rikthimin”, një praktikë e cila është e ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar e europian, dhe për të cilin Italia është dënuar nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut,” u shpreh një protestuese.

Gjykata Kushtetuese duhet të balancojë pushtetet dhe të frenojë vendimmarrjet e këqija. Por roli i Gjykatës është në pikëpyetje: a do vendosë pro qeverisë apo pro interesit publik. Mos të hyjmë në teknikalitete, se është e qartë që Edi Rama merr vendime personale në emër të popullit shqiptar. A ka pyetur ai popullin e Lezhës nëse duan burgje për emigrantët apo zhvillim ekonomik të zonës. Të dorëzojmë sovranitetin te italianët sikur jemi tokë e askujt?” shtoi një tjetër aktivist.

Këtu nuk bëhet fjalë për një zonë apo vend, por për refugjatët. Nuk e di nëse ata lart kanë qenë refugjatë jashtë shtetit. Po vendosin të burgosin për së dyti për mijëra refugjatë. Imagjinoni sikur këta të presin biletën për të shkuar në Amerikë dhe i çojnë në Honolulu. Ata nuk është se vendosin për të mirën as të shtetit shqiptar, as të Italisë, as të refugjatëve. Kjo nuk është e drejtë, e qartë, e hijshme, as e moralshme,” deklaroi një qytetar i zonës ku pritet të strehohen emigrantët deri në sqarimin e kërkesës për azil.

Një e katërta e deputetëve kanë kërkuar deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të protokollit ndërmjet qeverisë italiane dhe asaj shqiptare “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit”.

Pakti me qeverinë shqiptare parashikon që 36 mijë emigrantë nga Afrika, të cilët kanë zbarkuar në Itali, të vendosen në Shëngjin derisa të procedohen kërkesat e tyre për azil.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

11 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

12 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

12 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

12 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

12 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

13 hours ago

This website uses cookies.