Aktivistja Ballo: Më shumë se 600 mijë shqiptarë përfitojnë pensionet në Itali
Në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH , aktivistja për të drejtën e Diasporës në Itali, Geri Ballo deklaroi se nga marrëveshja për pensionet me shtetin italian përfitojnë më shumë se 600 mijë shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar atje.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama gaboi në shifrën prej 421 mijë sepse sikurse tha ajo, ai iu referua vetëm atyre që janë me shtetësi italiane.
“Edi Rama gaboi kur tha se janë 421 mijë shqiptar që përfitojnë nga marrëveshja për pensionet por këta janë vetëm ata shqiptarë që kanë shtetësi shqiptare. Janë dhe më shumë dhe janë 600 e ca mijë”.