Aktivitet dedikuar festave kombëtare / Pëllumbi: Vlerësoj bashkëpunimin prind-mësues-nxënës
![aktivitet festa](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/aktivitet-festa.jpg?fit=1024%2C636&ssl=1)
aktivitet festa
Shkolla 9 -vjecare “Sait Tagani” në Berdicë zhvilloi një aktivitet dedikuar festave kombëtare të 28-29 nëntori.
Drejtorja e shkollës Bese Bëllumbi vlerësoi jo vetëm ndjenjën e atdhetarizmit, por edhe bashkëpunimin prindër-nxënës-mësues si çelës i suksesit
Aktivitetet dedikuar pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë po zhvillohen paralel thuajse në të gjitha shkollat e qarkut. Risi për shkollën “Sait Tagani” ishte edhe zhvillimi i konkursit sportiv ndërmjet klasave me synim jo vetëm argëtimin , por edhe përçimin e mesazheve dedikuar mirqënies fizike tek të rinjtë.