Aktivitet për festat kombëtare – Nxënësit e gjimnazit “Jordan Misja” vishen kuq e zi
Interpretime, këngë, valle dhe ngjyra kuq e zi ishin pjesë e festës në gjimnazin “Jordan Misja”, Shkodër.
Drejtuesja Blediana Osja tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është ndjenja patriotike.
Nxënësit sollën përsonazhe të ndryshëm të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për atdheun. Pjesë e aktivitetit, krahas nxënësve dhe mësuesve u bënë edhe prindërit si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.