Aktivitete dhe dhurata për fëmijët – Kopshti “Ismet Sali Bruçaj” vijon traditën e festimeve
Kjo e premte ishte dita e fundit e këtij viti kalendarik për nxënësit. Babagjyshi mbërriti në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj”, ku shpërndau dhurata për të vegjlit.
Vetë fëmijët ishin protagonistë me recitime, kengë e valle.
Drejtorja e kopshtit, Arjana Baci, uroi të gjithë fëmijët për një vit të mbarë e të shëndetshëm.
Kopshti “Ismet Sali Bruçaj”, krahas edukimit, pikë të fortë vijon të ketë aktivitetet argëtuese për të vegjlit.
Tashmë fëmijët nisin pushimet e fundvitit, teksa do të rifillojnë procesin mësimor në datën 6 janar 2025.