Aktivitete nga Myftinia në muajin e Ramazanit, shtrime iftarësh, ndihma për familjet në nevojë disa prej veprimtarive

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit Myftinia Shkodër prej ditësh ka nisur të organizojë aktivitete të ndryshme si dhe duke i dhënë gjallëri qytetit me zbukurime të ndryshme
Ndërsa përgjatë këtij muaji pritet që të tjera organizime të rëndësishme të zhvillohen nga Myftinia duke kulmuar me mbylljen e këtij muaji të shenjtë me festën e Fitër Bajramit
Muaji i madhërueshëm i Ramazanit, që ka nisur nga data 11 mars zgjat deri me 10 prill ku më pas myslimanet do të kremtojnë festën e Fitër Bajramit.