Pesë artiste të talentuara ndanë magjinë e traditave të Bregut të Bokës dhe Malit të Zi përmes këngëve popullore dhe autoktone.
Performanca e veçantë solli një atmosferë të bukur, duke lidhur muzikën tradicionale me nuanca të muzikës pop. Aktiviteti u zhvillua në pedonalen e kryeqytetit dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve aty.
Më herët, një tjetër aktivitet në kuadër të Javëve Kulturore, u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Librit e Leximit, ku u fol mbi letërsinë dhe autorët malazezë.
Ndërkohë, në dy ditët e fundit të Javës Kulturore Malezeze, në Tiranë do të qëndrojë e hapur një ekspozitë e veçantë që eksploron pamjet kartografike të Boka Kotorska dhe zonës përreth saj nga fundi i shekullit IV deri në fillimin e shekullit XX.
Materiali kartografik nga Muzeu Detar në Kotor sjell së bashku burime të dixhitalizuara nga arkivat dhe bibliotekat kombëtare në të gjithë Evropën dhe SHBA.
Do të ekspozohen 185 hartë gjeografike, detare, topografike, ushtarake, historike, politike, etnografike dhe shumë të tjera, të cilat ilustrojnë bukurinë e Gjirit të Kotorit.
“Andre Onana do të jetë në fushë nesër që nga minuta e parë. Si trajner…
“L’Equipe” ka bërë ironi therëse për Prinsin Uilliam, i cili njihet për dashurinë që ushqen…
Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren…
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen patën një…
Qytetarët e Kosovës kaluan në mënyrë simbolike kufirin, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të eksodit biblik të 1999-ës. Për të 25-tin vit…
Ulçera e stomakut është dëmtim i mukozës së stomakut që ndodh si rezultat i irritimit.…
This website uses cookies.