Aktmarrëveshjet e OSHEE – Afati për të gjithë debitorët deri në 31 dhjetor 2024

Të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet buxhetore ose jo, do të mund të shlyejnë me këste faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në fund të vitit 2024. Të gjithë klientët, përpara se të nënshkruajnë akt-marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve me këste, duhet të kenë likuiduar të gjitha faturat e vitit 2023 e në vijim. Po ashtu do të reduktohen edhe kamatëvonesat për faturat e papaguara.

Ka shumë skena të cilat janë në reduktim të kamatëvonesave. Duke qenë që afati është deri në fund të dhjetorit, i bëj thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e njërës prej skemave lehtësuese”, tha drejtoresha e Drejtorisë se Ndjekjes së debitorëve në OSHEE.

Ndërkohë që sipas drejtoreshës së Drejtorisë se Ndjekjes së debitorëve në OSHEE, nëse nuk lidhet një aktmarrëveshje e tille deri në 31 dhjetor 2024, atëherë faturat e papaguara do të likuidohen pa zbritje.

Gjatë vitit 2025, të gjithë klientët që mbartin debi të vjetra, do të detyrohen të bëjnë pagesë totale të detyrimit. Sot e përfiton me reduktim të kamatëvonesës, ndërsa në 2025 nuk e dimë nëse do të ofrohen më skema të ngjashme”, theksoi ajo.

Të gjithë abonentët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose ata me status të veçantë, mund t’i paguajnë detyrimet e prapambetura bashkë me faturën e muajit, me këste fikse mujore 1,200 lekë, kurse familjet e tjera do kenë këst mujor fiks 2.800 lekë nëse lidhin aktmarrëveshje.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.