Aktorja e roleve të spikatura, Mirjam Bruçeti interpretoi rreth 60 role për 27 vite në teatrin “Migjeni”
Teatri “Migjeni” është një nga simbolet e Shkodrës. Ky tempull ka nxjerrë e prodhuar aktorë që i kanë dhënë aq shumë skenës, qytetit dhe artit kombëtar. Mirjam Bruçeti është padyshim njëra prej tyre. Me interpretimin mjeshtëror do të spikaste përmes roleve të ndryshme që prej vitit 1973 në teatrin “Migjeni”, ku një pjesë e tyre do të ishin përkrah bashkëshortit të saj, aktorit tjetër të shquar, Viktor Bruçetit.
Flet me nostalgji për kolegët e saj që i cilëson miq të vërtetë dhe jo thjesht partnerë skenikë pasi me ta ndan edhe sot e kësaj dite një pjesë të madhe të kohës.
Prej 25 vitesh, aktorja shkodrane jeton në Francë, por gjen gjithmonë kohën e nevojshme për të qenë në Shkodër, qytet të cilit i ka dhuruar vitet më të bukura me artin e saj.