The post Deklarimi i të ardhurave personale, afati i fundit më 31 mars appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ligji i ri, përveç afatit, ka ndryshuar edhe kufirin e detyrueshëm që një individ të jetë subjekt deklarimi.
Sipas ekspertes Etleva Treska të gjithë personat, që kanë realizuar të ardhura bruto mbi 1,2 milion lek në vit, do të duhet të kryejnë vetëdeklarimin.
“Në ndryshim nga vitet e tjera, afati i fundit është data 31 mars 2025. Në këtë deklaratë përfshihen të gjitha të ardhurat nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2024. Për vitin 2024 ka ndryshuar duke u ulur nga 2 milionë lekë, që ishte detyrim ligjor për deklarimin e të ardhurave, në 1,2 milion,” thotë znj. Treska.
Ekspertja kontabël u ndal edhe tek ndryshimet e tjera në këtë ligj.
“Ajo që është specifike dhe risi në ligjin e ri është për të gjitha aktivet, që ne i shesim mbi 500 mijë lekë të rinj. Të gjithë ata që kanë shitur një aktiv, qoftë mobilie, qoftë makinë apo diçka tjetër që kalon vlerën mbi 500 mijë lekë të të ardhurave, do të ketë detyrim ligjor për të deklaruar. Është edhe pjesa e personave që punojnë për platforma të ndryshme, si YouTube etj.” sqaron znj. Treska.
Për sa i përket dypunësimit, plotësimi dhe dorëzimi i deklaratës mbetet i pandryshuar.
The post Deklarimi i të ardhurave personale, afati i fundit më 31 mars appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Garancia sovrane në bujqësi, Kote: Bankat e nivelit të dytë do të ndihmohen nga AZHBR appeared first on RTSH Shkodra.
]]>“Kjo mbështetje është për të gjithë biznesin, të cilët fermerët e kanë një portë të hapur për ta vazhduar dhe zhvilluar bujqësinë. Bujqësia shqiptare ka nevojë dhe të kreditohet. Nga kontaktet nga Banka, të gjitha e kanë hapur dhe miratuar këtë”, tha Kote.
Zv.ministri Kote u ndal edhe te garancia sovrane, e cila do të jetë e aplikueshme në 6-mujorin e dytë të këtij viti dhe do të sjellë një normë interesi deri në 2 përqind për fermerët.
“Ndërhyrja që po bën qeveria shqiptare, për fondin e garancisë në 75 përqind të kolateralit, ku në të gjitha skemat që kemi, fermeri arrin të marrë deri në 2 përqind interes këtë kredi”, deklaroi ai.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural do të jetë një asistente e të gjithë fermerëve dhe bankave të nivelit të dytë për të dyja inisiativat.
“AZHBR do të orientohet dhe do të jetë bashkë me Ministrinë e Bujqësisë, ku do t’i orientojë dhe do të japë asistencën teknike për strategjinë që ka Ministria e Bujqësisë. Cilët janë sektorët prioritarë dhe cilët kanë të ardhme nesër, sepse bujqësia zhvillohet sipas kërkesave të tregut“, theksoi Kote.
Të dyja instrumentet, për Koten janë mundësi të mira për të arritur në rritjen e eksporteve jo vetëm nga sasia, por edhe nga cilësia.
The post Garancia sovrane në bujqësi, Kote: Bankat e nivelit të dytë do të ndihmohen nga AZHBR appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç, plagoset një person appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal në qytetin e Laçit, ku sipas burimeve policia kishte shkuar për të prangosur një të ri dhe në ato momente është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë njëri prej personave i cili po qëndronte në tavoline bashkë me tre të tjerë mes të cilëve dhe i kërkuari nga blutë.
Ai ka marrë një plagë në kofshë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve i plagosuri dyshohet të jetë informator i policisë, i cili po bashkëpunonte me blutë gjatë këtij operacioni. Në lidhje me rastin, Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, por bëhet me dije se janë arrestuar dy persona dhe në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet.
Gjithashtu i plagosuri po ruhet nga policia në ambientet e Spitalit të Lezhës deri në kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore në lidhje me rastin.
The post Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç, plagoset një person appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Komisionerja Kos: Me Shqipërinë, BE më e fortë. Rama: Europa, rruga jonë e vetme appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Kreu i qeverisë e bëri të qartë në konferencën e përbashkët me komisioneren Kos se rruga e vetme për Shqipërinë është anëtarësimi në familjen e madhe evropiane brenda 2030-ës.
“Shiu, ogur i mirë për planin e ri të rritjes dhe disbursimin e fondeve shtesë për Shqipërinë.
Ne në rajon e kemi pritur me entuziazëm zgjedhjen tuaj sepse ju jeni edhe e BE-së edhe e jona, duke qenë nga një vend I rajonit I cili ka shkëlqyer në rrugën e vetë dhe sot është anëtar krenar i BE-së, Sllovenia.
Duke pasur gjakun më pranë nesh se pranë Brukselit shpresoj. Ne nuk e marrim mbështetjen tuaj si diçka të dhënë njëherë e mirë, por si diçka të fituar çdo ditë. është mbështetja e një institucioni shumëkërkues sic është BE, të cilën ne e dimë se duhet merituar çdo ditë.
Ne e dimë që nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse të jemi në BE, sepse s’ka alternativë tjetër të barazisë para ligjit, lirisë individuale, bashkëjetesës në diversitet dhe standardeve evropianë të kësaj bashkëjetese.
Ne folëm me komisioneren dhe për të shkuarën e cila na ka mësuar se përse rruga e vetme e jona është ajo drejt BE-së. Ne jemi të vendosur të përmbushim me sukses të përfundimit të negociatave brenda 2027 dhe ambicia jonë është që shqiptarët të marrin pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade”, deklaroi kryeministri në fjalën e tij.
Sa i përket planit të rritjes, Rama vuri në dijeni komisioneren Kos se Parlamenti shqiptar do të hedhë në votim marrëveshjet financiare për Planin e Rritjes, që do i hapin rrugën financimeve deri në 1 miliard euro të dedikuara për Shqipërinë.
Nga ana tjetër, Kos e cilësoi si një objektiv realist ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. Komisionerja vlerësoi punën e bërë nga vendi në rrugën drejt anëtarësimit, teksa theksoi se me Shqipërinë, BE-ja do të jetë edhe më e fortë.
“Rrugëtimi juaj drejt BE është i sigurt në udhën e vet dhe është i vërtetë. Erdha këtu për tju treguar mbështetjen time të plotë për objektivat tuaj kaq ambicioze, që janë edhe realistë. Ju thoni që doni që negociatat të përmbyllen deri në fund të viti 2027 dhe ne jemi në udhë të mbarë sepse janë hapur grup kapitujt e caktuar. Me shumë dëshirë duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, ju e meritoni sepse me ju, BE nuk do të jetë vetëm më e madhe, pro edhe më e fortë”, u shpreh Kos.
Komisionerja vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë në rajon, teksa e cilësoi vendin si një “ishull stabiliteti”. Ndalur te Plani i ri i Rritjes, Kos tha se shpreson që sot të ratifikohen marrëveshjet, të cilat po shqyrton Kuvendi, në mënyrë që vendi të sigurojë huatë dhe grantet e planifikuara.
“Ju jeni ishull stabiliteti, jeni kampionë për bashkëpunimin rajonal dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë shpresoj që sot do të kemi ratifikimin në parlament të të dyja marrëveshje në mënyrë që ne t’i japim Shqipërisë shifrën 1 miliard euro, një pjesë hua dhe një pjesë në grante, në mënyrë që të kryhen të gjitha reformat e domosdoshme për Shqipërinë. Më ka lënë shumë mbresa edhe reputacioni juaj për mikpritjen, nuk është puna vetëm sesi më keni pritur, por edhe si keni pritur Kolegjin e Euopës dhe sesi Parlamenti Europian ka vendosur që të hapë zyrën e vet rajonale pikërisht këtu në Tiranë. Është madhore kjo që po bëni ju dhe fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave që janë miratuar dhe përshpejtimi i konfirmimit të të gjithë reformave të tjera, veçanërisht sa i përket reformës në drejtësi që e mbështes tërësisht sepse është edhe gurë themeli i procesit të integrimit europian. Ecuria për grup kapitullin themelor është shumë i rëndësishëm. është shumë e rëndësishme që procesi i anëtarësimit në BE të jetë projekt i të gjithë shoqërisë shqiptare, të përfshihet shoqëria civile, organizata të ndryshme OJQ”, deklaroi Kos.
The post Komisionerja Kos: Me Shqipërinë, BE më e fortë. Rama: Europa, rruga jonë e vetme appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Sipas Elsa Dhulit, drejtoresha e INSTAT-it, shkalla e punësimit për popullsinë 15 deri 64 vjeç është 68,3 për qind, duke shënuar një rritje vjetore me 1,6 pikë përqindje dhe një rënie tremujore me 0,8 pikë përqindje. Ndërkohë papunësia ka pësuar tkurrje.
“Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8 për qind, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje,” deklaroi znj. Dhuli.
Ndërkohë ka pësuar edhe pjesëmarrja e forcës së punës.
“Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,5 për qind me një rritje vjetore 1,2 pikë përqindje dhe ulje tremujore me 0,4 pikë përqindje,” tha drejtuesja e INSTAT-it.
Dhuli tregoi gjithashtu se cili është sektori me ndikimin më të madh.
“Të tre sektorët kanë ndikuar: industria, bujqësia dhe shërbimet, por fokusi kryesor ka qenë te shërbimet,” u shpreh znj. Dhuli.
Publikimi, i cili reflekton një rivlerësim të treguesve të tregut të punës, bazohet në të dhënat e reja të Censit 2023.
Ndryshimet e treguesve, sipas znj. Dhuli, janë gjithashtu një reflektim i dinamikave ekonomike sociale të viteve të fundit.
The post Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Banka Botërore, 80 milionë dollarë për transformimin digjital të shërbimeve publike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ky fond do të ndihmojë Shqipërinë drejt reformave më të avancuara në sektorin publik, të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike, të forcojë kapitalin njerëzor dhe të nxisë një rritje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Financimi është pjesë e projektit që synon një akses të barabartë dhe me standarde të larta për qytetarët në shërbimet publike, i cili deri më tani ka investuar 65 milionë dollarë në zhvillimin e platformës e-Albania, krijimin e qendrave të inovacionit dhe ngritjen e 200 laboratorëve digjitalë në shkolla.
Me këtë mbështetje të re, projekti do të zgjerohet në tre fusha kryesore: digjitalizimi i shërbimeve bashkiake për të lehtësuar aksesin e qytetarëve, krijimi i një platforme moderne për prokurimin publik duke përdorur inteligjencën artificiale dhe ndërtimi i një sistemi të ri për menaxhimin e financave publike.
Sipas Bankës Botërore, pritet që ky financim të rrisë transparencën dhe efikasitetin e administratës publike dhe të sjellë një rritje prej të paktën 25% në përpunimin e aplikimeve online për shërbime. Ky investim është në linjë me angazhimin e Shqipërisë për një qeverisje më të hapur dhe moderne.
The post Banka Botërore, 80 milionë dollarë për transformimin digjital të shërbimeve publike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Komisioni i Integrimit miraton Paketën e Maleve dhe hapjen e degës së BEI në Shqipëri appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Kjo bankë është organ i Bashkimit Evropian dhe do të menaxhojë fondet, të cilat Shqipëria pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes, pjesa më e madhe në kredi, por edhe grante.
Për kryetaren e komisionit, Jorida Tabaku, hapja e kësaj zyre është dëshmi e mungesës së besimit tek institucionet vendase.
“Unë e shoh si skepticizëm ndaj institucioneve shqiptare për të siguruar që fondet nuk shpërdorohen, sepse ato që kanë ndodhur me IPARD-in, me fondet e bujqësisë, është një njollë shumë e madhe mbi institucionet shqiptare,” tha znj. Tabaku.
“BEI ka dhënë një sërë huash dhe kredish për shtetin shqiptar, të cilat po implementohen ose do të implementohen së shpejti, kështu që ka treguar mjaftueshëm besim në të shkuarën për aftësitë implementuese edhe të qeverisë. Arsyeja pse është e nevojshme të ketë një zyrë këtu është se projekti i Planit të ri të Rritjes është një projekt tejet specifik i cili po koordinohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe ka nevojë për një ndjekje të vazhdueshme,” deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Endrit Yzeiraj.
Gjithashtu komisioni ka miratuar edhe Paketën e Maleve, që synon shitjen e tokave shtetërore, që kanë një posedues, me tarifën simbolike 1 euro, me qëllim zhvillimin e maleve për t’u kthyer në pika turistike.
Kjo nismë u rikthye në komision, pasi më herët u bllokua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por kaloi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Nga kjo paketë planifikohet të jenë 500 përfitues.
The post Komisioni i Integrimit miraton Paketën e Maleve dhe hapjen e degës së BEI në Shqipëri appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Skema e sigurimeve në bujqësi, Shqipëria po e përgatit duke u bazuar në modelin turk appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Lidhur me hartimin e kësaj skeme, ishte në Shqipëri përgjatë javës që po mbyllet, edhe delegacioni turk I kryesuar nga zëvendësministri i Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë.
Skema turke e sigurimit në bujqësi funksion që prej vitit 2025-së dhe përfshin një kombinim të sigurimeve private dhe mbështetjeve shtetërore.
Disa lloje të sigurimeve në bujqësi janë të detyrueshme, si sigurimi i të korrave, ndërsa të tjerat janë vullnetare, si sigurimi për blegtorinë ose peshkimin.
Kjo i ndihmon fermerët të mbrojnë investimet e tyre dhe të zvogëlojnë humbjet financiare. Shteti turk mbështet një pjesë të konsiderueshme të parimeve të sigurimit, zakonisht nga 50% deri në 67%, duke e bërë atë më të përballueshme për fermerët.
Kjo skeme operohet nga një konsorcium i kompanive private të sigurimit, të mbështetura nga qeveria. Këto kompani marrin pjesë në skemën e sigurimeve për bujqësinë përmes një platforme të përbashkët.
Në rast dëmtimi, fermerët aplikojnë për dëmshpërblim përmes agjencive të sigurimeve.
Kjo skemë konsiderohet një instrument i fuqishëm për menaxhimin e rrezikut në sektorin e bujqësisë, duke lehtësuar stabilitetin financiar të fermerëve.
Ministria e Bujqësisë theksoi gjatë një takimi me gazetaret se në Europë janë dy skema ku mund të bazohej vendi ynë, ajo turke dhe spanjolle që janë të ngjashme me njera-tjetrën. Por theksoi Denaj Shqipëria zgjodhi skemën turke pasi vendi ynë e kishte të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë turke.
The post Skema e sigurimeve në bujqësi, Shqipëria po e përgatit duke u bazuar në modelin turk appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në diskutimin e saj, znj. Kumbaro foli për angazhimin e Shqipërisë për t’u zhvilluar si një destinacion i qëndrueshëm, i cili vizitohet në të 12 muajt e vitit.
“Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin e renditi Shqipërinë si destinacionin me rritjen më të shpejtë në Evropë për vizitorët ndërkombëtarë pas pandemisë, ndërkohë që ne mbetemi të angazhuar për një turizëm të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm,” theksoi ministrja Kumbaro.
Më tej, shefja e politikave të turizmit foli për politikat e ndërmarra në këtë sektor, që kanë në fokus krijimin e përvojave të nivelit të lartë.
“Shqipëria po tërheq marka të akomodimit të nivelit të lartë përmes incentivave fiskale, duke nxitur investime ndërkohë që ruan autenticitetin e saj. Falë politikave nxitëse të qeverisë, vendi ynë ka 11 marka ndërkombëtare të hoteleve dhe një zinxhir prej më shumë se 40 hotelesh me 4 dhe 5 yje, të përfunduara ose në ndërtim,” shtoi znj. Kumbaro.
Ministrja pati një takim bilateral me Julia Simpson, presidente e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, ku u diskutua rreth ecurisë pozitive të Shqipërisë në fushën e turizmit.
Në raportin e e fundit, Këshilli vlerësoi se mbi 26 për qind e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë vjen nga turizmi.
The post Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Shqipëria turistike në Berlin, operatorët dhe agjencitë prezantojnë bukuritë e vendit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Gati 120 operatorë, sipërmarrje turistike dhe agjenci në fushën e turizmit prezantojnë ofertat e tyre për Shqipërinë turistike: natyrën e mahnitshme, kulturën, kulinarinë dhe padyshim mikpritjen.
“Jemi të gjithë dëshmitarë të një zhvillimi të jashtëzakonshëm të sektorit të turizmit në Shqipëri dhe do të doja të theksoja faktin që një ndryshim i qëndrueshëm në kohë dhe një përmirësim i vazhdueshëm bëhet vetëm nëse të gjithë aktorët e këtij sektori do të bashkëpunonin në një mënyrë sa më frytdhënëse dhe suportuese me njëri tjetrin,” thotë Mireda Çaçi, menaxhere hotelerie.
“Ne promovojmë dhe konkurrojmë me vendet më të mira të rajonit dhe më gjerë. Është për t’u përshëndetur interesi shumë i lartë. ne si operatorë turistikë kemi takime çdo 10 min,” shprehet Vasil Bedinaj, sipërmarrës turistik.
“Këtë radhë kemi ardhur jo vetëm si ‘Saranda, destinacion turistik’, por kemi ardhur të marrim edhe një çmim, pasi Saranda ka fituar Çmimin ‘Green Destinations’, çmimin e bronztë. Është ndoshta i vetmi qytet në Shqipëri që e ka fituar këtë çmim,” thotë Oltjan Çaçi, kreu i Bashkisë Sarandë.
Plot gjallëri, me valle e këngë tradicionale, marrëveshje të finalizuara, stenda e Shqipërisë ishte ndër më të vizituarat e panairit ndërkombëtar të turizmit në Berlin.
The post Shqipëria turistike në Berlin, operatorët dhe agjencitë prezantojnë bukuritë e vendit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>