Kronikë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/kronike/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 21 Mar 2025 13:38:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Kronikë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/kronike/ 32 32 222375147 “Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur https://www.rtsh-shkodra.live/vendtakimi-con-ne-pranga-te-riun-20-vjecari-u-kap-ne-makine-me-arme-zjarr-me-qellim-per-ta-shitur/ Fri, 21 Mar 2025 13:38:26 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79728 Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve...

The post “Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Mateo Ndreu 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte i riu. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe materialet procedurale i ka referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Aksione të tilla vijojnë në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe forcimit të sigurisë publike.

The post “Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79728
19- vjeçarja plagos me thikë vëllanë e mitur / Policia e Shkodrës arreston shoferin 20- vjeçar, procedon një tjetër të ri https://www.rtsh-shkodra.live/19-vjecarja-plagos-me-thike-vellane-e-mitur-policia-e-shkodres-arreston-shoferin-20-vjecar-procedon-nje-tjeter-te-ri/ Sat, 15 Mar 2025 11:59:03 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79524 Një ngjarje e pazakontë është konsumuar orët e fundit në Shkodër.  Një vajzë 19- vjeçare...

The post 19- vjeçarja plagos me thikë vëllanë e mitur / Policia e Shkodrës arreston shoferin 20- vjeçar, procedon një tjetër të ri appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një ngjarje e pazakontë është konsumuar orët e fundit në Shkodër.

 Një vajzë 19- vjeçare ka dëmtuar me mjet prerës- thikë  villain e saj  në rrethana akoma të paqarta.

Ngjarja raportohet nga policia e Shkodrës, e cila bën me dije se ndaj 19- vjeçares ka nisur procedimi penal në gjendje të lire, teksa është dërguar në Spitalin Psikiatrik Shkodër për të marrë asistencën e nevojshme,  pasi vuan nga shëndeti mendor.

 Vëllai i saj, vetëm 7- vjeçar, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar një 20- vjeçar banues në fshatin Qerret, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij  pa leje drejtimi.

Po ashtu, ka nisur procedimi penal për një 22- vjeçar banues në Shkodër, pasi ditën e premte, duke drejtuar automjetin e tij  me shpejtësi dhe mos respektimit të distancës së sigurisë, ka përplasur automjetin me drejtues një  65- vjeçar, banues në Shkodër.

The post 19- vjeçarja plagos me thikë vëllanë e mitur / Policia e Shkodrës arreston shoferin 20- vjeçar, procedon një tjetër të ri appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79524
Arrestohet shoferi  i autoambulancës – Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një 57- vjeçari dhe plagosjen e dy personave https://www.rtsh-shkodra.live/arrestohet-shoferi-i-autoambulances-shkaktoi-aksidentin-me-pasoje-vdekjen-e-nje-57-vjecari-dhe-plagosjen-e-dy-personave/ Fri, 14 Mar 2025 12:25:12 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79440 Nga sektori i Policisë rrugore është arrestuar drejtuesi i autoambulancës  së spitalit të Koplikut, shtetasi...

The post Arrestohet shoferi  i autoambulancës – Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një 57- vjeçari dhe plagosjen e dy personave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Nga sektori i Policisë rrugore është arrestuar drejtuesi i autoambulancës  së spitalit të Koplikut, shtetasi me inicialet P. S, 65 vjeç, lidhur me asksidentin e një ditë më parë në rrugën Shkodër –Koplik.

65- vjecari akuzohet për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” pasi duke drejtuar autoambulancën, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur autoveturen tip Golf, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit te mjetit  57 vjeç, si dhe demtimin e bashkëshortes dhe vajzës së viktimës, të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër   është arrestuar shtetasi  M. H., 19 vjeç, banues në Shkodër, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur 17 vjeç dhe 15 vjeç, sepse në bashkëpunim me njëri – tjetrin tek sheshi “Prek Cali”, Shkodër, kanë vjedhur një motomjet  ne pronësi të shtetasit K. V., 46 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të Policisë se Shkodrës për ngjarjet e 24 orëve të fundit bëhet e ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje te lirë për katër shtetas të tjerë që akuzohen për vepra të ndryshme penale si kanosje  për motive të dobëta, lidhje të paligjshme të energjisë eletrike në banesa si dhe fshehje e të ardhurave.

The post Arrestohet shoferi  i autoambulancës – Shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një 57- vjeçari dhe plagosjen e dy personave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79440
Tritol lokalit në Lezhë, kamerat fiksuan një person të maskuar https://www.rtsh-shkodra.live/tritol-lokalit-ne-lezhe-kamerat-fiksuan-nje-person-te-maskuar/ Fri, 14 Mar 2025 12:01:53 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79420 Një shpërthim eksplozivi tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të së premtes (14...

The post Tritol lokalit në Lezhë, kamerat fiksuan një person të maskuar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një shpërthim eksplozivi tronditi Lezhën në orët e para të mëngjesit të së premtes (14 mars).

Objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali “Amici” në pronësi të shtetasit Ilir Marvukaj në lagjen “Besëlidhja”, në bllokun e banimit pranë Lumit Drin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Nga veprimet paraprake të policisë dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, bëhet me dije se autori ka qenë një person i maskuar i cili ka vendosur lëndën plasëse para deles së lokalit dhe është larguar në këmbë.

Lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamerat në zonë, por për shkak të maske që mbante në kokë nuk është arritur të identifikohet.

Në dëshminë e tij paraprake në polici, pronari i biznesit Ilir Marvukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Grupi hetimor po mbledh çdo provë dhe dëshmi me qëllim zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek veprimtaria e 47-vjeçarit, Ilir Marvukaj.

Policia po kalon në sitë çdo problematike që ai mund të ketë patur në të shkuarën dhe gjatë kohëve të fundit, ndërsa ende nuk është përcaktuar sasia dhe lloji i lëndës plasëse, shpërthimi i së cilës shkaktoi frikë dhe panik tek banorët e zonës.

The post Tritol lokalit në Lezhë, kamerat fiksuan një person të maskuar appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79420
Shkodër-Hani i Hotit/ Autoambulanca përplaset me automjetin, humb jetën shoferi, plagoset vajza e tij https://www.rtsh-shkodra.live/shkoder-hani-i-hotit-autoambulanca-perplaset-me-automjetin-humb-jeten-shoferi-plagoset-vajza-e-tij/ Thu, 13 Mar 2025 11:24:39 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79251 Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari dhe plagosjen e vajzës së tij 18-vjeçare...

The post Shkodër-Hani i Hotit/ Autoambulanca përplaset me automjetin, humb jetën shoferi, plagoset vajza e tij appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një aksident me pasojë vdekjen e një 57-vjeçari dhe plagosjen e vajzës së tij 18-vjeçare është regjistruar paraditen e sotme (13 mars) në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.

Sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës, bëhet me dije se një autoambulancë është përplasur me automjetin me të cilin po udhëtonte 57-vjeçari me dy pasagjerë.

Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e autoambulancës.

Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Shkodër-Hani i Hotit/ Autoambulanca përplaset me automjetin, humb jetën shoferi, plagoset vajza e tij appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79251
Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë https://www.rtsh-shkodra.live/nderron-jete-turisti-malazez-ne-lepushe-te-malesise-se-madhe-nuk-ndihej-mire-turistet-kerkuan-ndihme/ Wed, 12 Mar 2025 18:55:31 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79204 Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një...

The post Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një grup turistësh malazezë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi një shoku i tyre, shtetasi  me inicialet M. N., nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së bashku me ekipin e urgjencës dhe kanë transportuar për në Spital me autoambulancë  shtetasin M. N., për ndihmë mjekësore. Shtetasi M. N., 71 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në Spital.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

The post Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79204
Shpëtohen nga mbytja 2 turiste kroate – Kishin dalë me varkë në bregdetin e Velipojës https://www.rtsh-shkodra.live/shpetohen-nga-mbytja-2-turiste-kroate-kishin-dale-me-varke-ne-bregdetin-e-velipojes/ Tue, 11 Mar 2025 13:10:03 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=78985 Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me atë të Malit të Zi, shpëtoi mbrëmjen e djeshme turiste...

The post Shpëtohen nga mbytja 2 turiste kroate – Kishin dalë me varkë në bregdetin e Velipojës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me atë të Malit të Zi, shpëtoi mbrëmjen e djeshme turiste kroate, te cilat rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Velipojës, pasi varka me të cilën lundronin po largohej drejt thellësisë.

Policia e Shkodrës njofton se njoftimi ka ardhur  në polici nga një shtetas francez i cili po notonte në det dhe ka pikasur mjetin me dy zonjat që po iknin si pasojë e dallgëve, drejt thellësisë dhe për këtë shkak u rrezikohej seriozisht  jeta.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi francez i cili kishte dalë me not në breg të detit në Pulaj, Plazh Velipojë, kishte parë se 2 gra turiste rrezikoheshin të mbyteshin.

Me ndihmën e Policisë Malazeze u ndërhy menjëherë me helikopter dhe një mjet lundrues, duke bërë të mundur   nxjerrjen  nga deti dy turistet kroate, të cilat janë dërguar për ndihmë mjekësore në Ulqin, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin për mediat të policisë së Shkodrës.

The post Shpëtohen nga mbytja 2 turiste kroate – Kishin dalë me varkë në bregdetin e Velipojës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
78985
Aksident me vdekje në Lezhë – Drejtuesi i motorçikletës humb jetën pas përplasjes nga kamioni https://www.rtsh-shkodra.live/aksident-me-vdekje-ne-lezhe-drejtuesi-i-motorcikletes-humb-jeten-pas-perplasjes-nga-kamioni/ Tue, 11 Mar 2025 12:46:18 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=78955 Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së henës  në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit...

The post Aksident me vdekje në Lezhë – Drejtuesi i motorçikletës humb jetën pas përplasjes nga kamioni appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së henës  në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Dajç.

Një motor u përplas me një kamion me shofer 28-vjeçarin me inicialet K.Z.

Kamioni po transportonte një eskavator.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të rënda drejtuesit 51-vjeçar të motorit, të identifikuar si Arben Tanushi, i cili ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Komisariat për  veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

The post Aksident me vdekje në Lezhë – Drejtuesi i motorçikletës humb jetën pas përplasjes nga kamioni appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
78955
Kapet hajduti serial i biçikletave / 24-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në qytetin e Shkodrës https://www.rtsh-shkodra.live/kapet-hajduti-serial-i-bicikletave-24-vjecari-kishte-kryer-disa-vjedhje-ne-qytetin-e-shkodres/ Mon, 10 Mar 2025 12:36:40 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=78862 Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë i akuzuar pë vjedhje. Kështu, Specialistët për...

The post Kapet hajduti serial i biçikletave / 24-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në qytetin e Shkodrës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë i akuzuar pë vjedhje.

Kështu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Ermir Drishti, 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të biçikletave.

 Ndërkohë policia njofton se në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e së dielës , për një aksident në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 71- vjeçar, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

71-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 32 vjeça  pasi, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. 32-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Kapet hajduti serial i biçikletave / 24-vjeçari kishte kryer disa vjedhje në qytetin e Shkodrës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
78862
Aksidenti i radhës në Lezhë – Shkodër / Nga përplasja e tre makinave, ka mbetur e plagosur një grua https://www.rtsh-shkodra.live/aksidenti-i-radhes-ne-lezhe-shkoder-nga-perplasja-e-tre-makinave-ka-mbetur-e-plagosur-nje-grua/ Sun, 09 Mar 2025 12:59:38 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=78766 Një grua mbeti e plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë-Shkoder.  Aksidenti ndodhi...

The post Aksidenti i radhës në Lezhë – Shkodër / Nga përplasja e tre makinave, ka mbetur e plagosur një grua appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Një grua mbeti e plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në superstradën Lezhë-Shkoder.

 Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 të së dieles, në afersi të kryqëzimit të Kakarriqit.

E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë, polici,  e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të trefishtë, nga i cili u bllokua për disa minuta dhe njëri krah i lëvizjes përgjatë superstradës Lezhë -Shkodër, duke sjellë trafik të rënduar.

Ky aks rrugor vijon të jetë problematik sa i përket aksidenteve, ku mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe mungesa e standarteve në rrugë është shkaku kryesor i tyre.

The post Aksidenti i radhës në Lezhë – Shkodër / Nga përplasja e tre makinave, ka mbetur e plagosur një grua appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
78766