Lajme nga Vendi - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/lajme-nga-vendi/ Radio Televiziori Shqiptar Fri, 28 Mar 2025 11:49:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Lajme nga Vendi - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/lajme-nga-vendi/ 32 32 222375147 Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas https://www.rtsh-shkodra.live/deri-ne-500-bashki-ne-ballkanin-perendimor-do-te-perfitojne-wi-fi-publik-falas/ Fri, 28 Mar 2025 11:49:45 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79960  Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas....

The post Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.

Delegacioni i bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot nismën që do të mundësojë Wi-Fi falas në sheshet, parqet apo shkollat e qyteteve.

Zyra e BE bën të ditur se, “duke nisur nga ky moment bashkitë shqiptare mund të aplikojnë për të përfituar nga WiFi4WB, një nismë që sjell pika Wi-Fi falas për komunitetin”.

Kjo nisëm mundëson pajisje dhe instalim të mbuluara, internet falas në hapësira publike, si dhe mbështetje për mirëmbajtje dhe funksionim të vazhdueshëm.

Delegacioni i BE u shpreh se, kjo iniciativë është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbështet transformimin digjital dhe fuqizon komunitetet lokale.

Afati për aplikim është deri më 28 prill 2025 në linkun https://wifi4wb.eu/

Nisma WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

WiFi4WB ofron pika publike Wi-Fi falas për deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai bazohet në suksesin e programit WiFi4EU të BE-së, i cili ndau 130 milionë euro për të krijuar rrjete publike Wi-Fi në gati 9,000 bashki të BE-së.

Pikat e aksesit Wi-Fi do të instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar akses falas dhe të besueshëm në internet për banorët dhe vizitorët.

Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së lidhjes në rajon, duke fuqizuar njerëzit për të komunikuar, mësuar dhe punuar në mënyrë më efektive në internet. Është pjesë e një plani më të gjerë për të përshpejtuar tranzicionin dixhital në rajon, duke promovuar kështu integrimin e Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik Dixhital të BE-së.

Nisma WiFi4WB do të sjellë Wi-Fi falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësirat publike në komunitetin tuaj, duke i lejuar banorët dhe vizitorët të qëndrojnë të lidhur, të kenë akses në burimet thelbësore në internet dhe të shijojnë përfitimet e aksesit dixhital.

Nisma do të financojë plotësisht vendosjen e një pikë të nxehtë Wi-Fi në një vend publik të zgjedhur nga bashkia. Ofruesit profesionistë të shërbimeve të internetit do të kujdesen për pajisjet teknike, mirëmbajtjen dhe shërbimet fillestare të internetit për të siguruar një përvojë të qetë dhe të besueshme.

Për bashkitë, kjo është një mundësi për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale lokale, dhe për banorët, është një shans për të shijuar Wi-Fi falas dhe të besueshëm që i lidh me botën përreth.

The post Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79960
Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill https://www.rtsh-shkodra.live/manastirliu-kredi-me-interes-zero-per-blerje-banese-per-90-mesues-afati-per-aplikim-deri-me-9-prill/ Fri, 28 Mar 2025 11:48:05 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79956 Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për...

The post Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për të blerjen e një banese.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale tha se “për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese”.

Manastirliu vuri në dukje se të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 11 mars 2025 deri më datë 9 prill 2025.

Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.

The post Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79956
Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj https://www.rtsh-shkodra.live/presidenti-sllovak-vizite-ne-tirane-pritet-nga-homologu-begaj/ Fri, 28 Mar 2025 09:32:26 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79932 Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në...

The post Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në një ceremoni nga homologu Bajram Begaj.

Më pas krerët e dy shteteve nisën takimin në ambientet e Presidencës për të dalë në orën 11:30 në konferencën për media.

Kjo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri.

 Qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi i interesit për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy presidentët do të diskutojnë zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, situatën e sigurisë në Evropë dhe marrëdhëniet transatlantike. Presidenti sllovak do të shoqërohet në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak (Smer-SD)”, ka njoftuar Zyra e Presidentit Pellegrini.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë e pas takimit me homologun Begaj, Presidenti Pellegrini do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama. Përveç kësaj, presidenti sllovak është planifikuar të vizitojë Muzeun Bunk’art 2, i cili përkujton përvojën e ngjashme historike të të dy vendeve me regjimet totalitare.

The post Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79932
Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë https://www.rtsh-shkodra.live/ulet-afati-per-pajisjen-me-karte-id-nga-14-dite-ne-3-dite/ Fri, 28 Mar 2025 09:09:40 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79928 Shkurtohet afati i pajisjes me kartë ID. Nga 14 ditë që ka qenë koha për...

The post Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Shkurtohet afati i pajisjes me kartë ID. Nga 14 ditë që ka qenë koha për pajisjen e qytetarëve me kartën e identitetit, tanimë mund ta marrin për 3 ditë. Lajmi është komunikuar nga Ministria e Brendshme, dhe risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë.

Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre”, thuhet në njoftim.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura:

•             Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);

•             Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;

•             Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;

•             Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

•             Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;

•             Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;

•             Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

The post Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79928
Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër https://www.rtsh-shkodra.live/begaj-uron-sulltan-novruzin-sjellte-begati-e-miresi-ne-cdo-vater/ Sat, 22 Mar 2025 08:14:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79757 Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e...

The post Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

Presidenti uroi që kjo ditë të sjellë begati e mirësi në çdo vatër të çdo besimtari dhe të çdo shqiptari.

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari”, uroi Kreu i Shtetit.

Kjo festë njihet edhe ndërkombëtarisht prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.

Sulltan Novruzi është një festë e lashtë e jetës, rilindjes dhe triumfit të dritës mbi errësirën. Me rrënjë që shtrihen mbi 3000 vjet në epokën e Zoroastrianizmit, Nevruzi paralajmëron ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin e pranverës.

The post Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79757
Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen https://www.rtsh-shkodra.live/dita-e-nevruzit-festa-qe-simbolizon-rilindjen/ Sat, 22 Mar 2025 08:13:13 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79753 Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse...

The post Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi.

Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22.

Përveç se një festë fetare në Shqipëri, Nevruzi njihet edhe ndërkombëtarisht prej OKB-së si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.

Nevruzi, i njohur edhe si Nowruz, Novruz, Navruz, Nooruz, Nevruz ose Nauryz, që do të thotë “ditë e re” në persisht, është shumë më tepër se thjesht fillimi i një viti të ri, është një festë e lashtë e jetës, rilindjes dhe triumfit të dritës mbi errësirën. Me rrënjë që shtrihen mbi 3000 vjet në epokën e Zoroastrianizmit, Nevruzi paralajmëron ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin e pranverës.

Në këtë ditë, përveç riteve fetare, besimtarët bektashinj shkëmbejnë edhe vizita e dhurara me njëri-tjetrin. Gjithashtu tryezat shtrohen si për festë, ku nuk mungon byreku me monedhë, jeshillëqet, mishi i pjekur dhe sultjashi. Kjo ëmbëlsirë në bazë të saj ka qumështin, që simbolizon qumështin e nënës, orizin që simbolizon bollëkun dhe sherbetin që merret i kënduar në teqe.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, në një shënim të tijin, në faqen online të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan: “Ndërsa bota përtërihet këtë pranverë, le të kujtojmë se çdo vit i ri dhe çdo ditë, është një shans për një fillim të ri; një shans për të bërë gjërat ndryshe; një mundësi për të ndërtuar një botë më të mirë”.

Dita e Nevruzit bashkon kultura të ndryshme në të gjithë Iranin, Azinë Qendrore, Kaukazin, Ballkanin dhe më gjerë, duke ofruar zakone dhe vlera të pasura të zakoneve.

Origjina e Nevruzit mund të gjurmohet në perandorinë e lashtë persiane dhe në kalendarin Zoroastrian, ku shënonte një nga ditët më të shenjta të vitit. Fillimisht një kohë e shenjtë për të festuar rilindjen e natyrës, Nevruzi evoluoi gjatë shekujve në një festë laike të përqafuar nga komunitete të shumta etno-gjuhësore dhe kulturore.

Sot, Nevruzi festohet nga njerëz me prejardhje të ndryshme fetare dhe kulturore, duke reflektuar një dëshirë universale për rinovim, paqe dhe prosperitet. Njohja ndërkombëtare nga UNESCO dhe Kombet e Bashkuara nënvizon rëndësinë e saj si një ngjarje kulturore unifikuese në botën tonë gjithnjë e më të ndërlidhur.

The post Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79753
Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme https://www.rtsh-shkodra.live/rikthehen-mbetjet-tek-varrezat-e-deshmoreve-e-moshuara-jane-helmuar-disa-bageti-ka-mbetje-te-rrezikshme/ Fri, 21 Mar 2025 13:43:55 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79740 Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve...

The post Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve në periferi të Shkodrës gjë e cila është kthyer në një problem për banorët e asaj zone por edhe kalimtarët e rastësishëm. Kjo e moshuar tregon se 3 prej bagëtive të saj kanë ngordhur si rezultat i helmimit në mbeturinat që hidhen aty. Ndaj sot detyrohet që tu qëndrojë gati bagtive për të mos i lejuar sa herë kalon në atë rrugë. Rtsh Shkodra ka tentuar disa herë që të marrë një reagim nga administrator i njësisë Rrethina për të mësuar më shumë mbi masat e marra për mos lejimin e mbetjeve pranë varrezave të dëshmorëve, por deri më tani nuk ka patur asnjë sqarim. Apeli i banorëve vijion të jetë drejt institucioneve që të jenë më rigoroz në masat ndëshkuese për të mos lejuar hedhjen e metejshme të mbetjeve duke e kthyer territorin në afërsi të varrezave të Rrmajit në një landfild mbetjesh.

The post Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79740
“Doctor Honoris” për albanologun/ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i akordon titullin akademikut arbëresh Francesco Altimari https://www.rtsh-shkodra.live/doctor-honoris-per-albanologun-universiteti-i-shkodres-luigj-gurakuqi-i-akordon-titullin-akademikut-arberesh-francesco-altimari/ Fri, 21 Mar 2025 13:42:13 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79736 Përmes një ceremoniali të veçantë universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me miratimin e Ministrisë së...

The post “Doctor Honoris” për albanologun/ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i akordon titullin akademikut arbëresh Francesco Altimari appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Përmes një ceremoniali të veçantë universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i ka akorduar titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” studiuesit arbëresh dhe albanologut të shquar, profesor Francesco Altimari, me motivacionin për kontributin e tij të çmuar në promovimin e studimeve mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare, si dhe për angazhimin e tij të palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit arbëresh në Itali. Në fjalën e tij, profesor Altimari e cilësoi këtë titull si një privilegj dhe nderim të veçantë, ndërkohë që theksoi nevojën urgjente për kontributin e akademikëve dhe studiuesve në ruajtjen dhe promovimin e pasurisë së gjuhës arbëreshe. Profesor Francesco Altimari është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës. Me kërkimet e tij të thelluara dhe përkushtimin akademik, ka shërbyer si një urë e rëndësishme lidhëse mes traditave shkencore shqiptare dhe atyre perëndimore, duke ndihmuar në ndërkombëtarizimin e tyre.

The post “Doctor Honoris” për albanologun/ Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i akordon titullin akademikut arbëresh Francesco Altimari appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79736
Dita botërore e fëmijëve me sindromën Down/ Domnori: Janë pjesë e shkollave gjithpërfshirëse me mësues ndihmës https://www.rtsh-shkodra.live/dita-boterore-e-femijeve-me-sindromen-down-domnori-jane-pjese-e-shkollave-gjithperfshirese-me-mesues-ndihmes/ Fri, 21 Mar 2025 13:40:05 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79732 21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down. Në Shkodër 5 fëmijë janë...

The post Dita botërore e fëmijëve me sindromën Down/ Domnori: Janë pjesë e shkollave gjithpërfshirëse me mësues ndihmës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down. Në Shkodër 5 fëmijë janë integruar në shkollat gjithpërfshirëse. Sipas shërbimit psiko-social, puna me këta fëmijë është e bukur, pasi janë vetë të vegjlit ata të cilët dhurojnë shumë dashuri. Nëse aftësitë e tjera kufizuese kërkojnë ekzaminim të hershëm, fëmijët me sindromën down kërkojnë zbulim të hershëm të talenteve që fshehin. Në Shkodër krahas 5 fëmijëve që ndjekin shkollat gjithpërfshirëse me mësues mbështetëse, janë edhe 9 të tjerë që janë pjese e shkollës profesionale “3 Dhjetori”. Edhe në këtë 21 mars apeli u drejtohet veçanërisht komunitetit, sindroma down nuk është sëmundje, por një kromozom më tepër, ndaj duhet ti duam dhe ti përkrahim..

The post Dita botërore e fëmijëve me sindromën Down/ Domnori: Janë pjesë e shkollave gjithpërfshirëse me mësues ndihmës appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79732
“Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur https://www.rtsh-shkodra.live/vendtakimi-con-ne-pranga-te-riun-20-vjecari-u-kap-ne-makine-me-arme-zjarr-me-qellim-per-ta-shitur/ Fri, 21 Mar 2025 13:38:26 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79728 Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve...

The post “Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Mateo Ndreu 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte i riu. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe materialet procedurale i ka referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Aksione të tilla vijojnë në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe forcimit të sigurisë publike.

The post “Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79728