The post Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Delegacioni i bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi sot nismën që do të mundësojë Wi-Fi falas në sheshet, parqet apo shkollat e qyteteve.
Zyra e BE bën të ditur se, “duke nisur nga ky moment bashkitë shqiptare mund të aplikojnë për të përfituar nga WiFi4WB, një nismë që sjell pika Wi-Fi falas për komunitetin”.
Kjo nisëm mundëson pajisje dhe instalim të mbuluara, internet falas në hapësira publike, si dhe mbështetje për mirëmbajtje dhe funksionim të vazhdueshëm.
Delegacioni i BE u shpreh se, kjo iniciativë është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbështet transformimin digjital dhe fuqizon komunitetet lokale.
Afati për aplikim është deri më 28 prill 2025 në linkun https://wifi4wb.eu/
Nisma WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
WiFi4WB ofron pika publike Wi-Fi falas për deri në 500 bashki në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai bazohet në suksesin e programit WiFi4EU të BE-së, i cili ndau 130 milionë euro për të krijuar rrjete publike Wi-Fi në gati 9,000 bashki të BE-së.
Pikat e aksesit Wi-Fi do të instalohen në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, muze dhe shkolla, duke ofruar akses falas dhe të besueshëm në internet për banorët dhe vizitorët.
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së lidhjes në rajon, duke fuqizuar njerëzit për të komunikuar, mësuar dhe punuar në mënyrë më efektive në internet. Është pjesë e një plani më të gjerë për të përshpejtuar tranzicionin dixhital në rajon, duke promovuar kështu integrimin e Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik Dixhital të BE-së.
Nisma WiFi4WB do të sjellë Wi-Fi falas dhe me shpejtësi të lartë në hapësirat publike në komunitetin tuaj, duke i lejuar banorët dhe vizitorët të qëndrojnë të lidhur, të kenë akses në burimet thelbësore në internet dhe të shijojnë përfitimet e aksesit dixhital.
Nisma do të financojë plotësisht vendosjen e një pikë të nxehtë Wi-Fi në një vend publik të zgjedhur nga bashkia. Ofruesit profesionistë të shërbimeve të internetit do të kujdesen për pajisjet teknike, mirëmbajtjen dhe shërbimet fillestare të internetit për të siguruar një përvojë të qetë dhe të besueshme.
Për bashkitë, kjo është një mundësi për të përmirësuar infrastrukturën dixhitale lokale, dhe për banorët, është një shans për të shijuar Wi-Fi falas dhe të besueshëm që i lidh me botën përreth.
The post Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale tha se “për këtë vit janë vënë në dispozicion të mësuesve 90 kuota për trajtim me kredi të lehtësuar për blerjen e një banese”.
Manastirliu vuri në dukje se të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 11 mars 2025 deri më datë 9 prill 2025.
Përfituesit përzgjidhen nga Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bazë të sistemit të pikëzimit, të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, brenda 10 ditë pune nga afati i mbylljes së aplikimeve.
The post Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Shuk Gurakuqi lindi në Shkodër (28 mars 1888 – 13 prill 1966) dhe studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve në vendlindje. Punoi fillimisht si arkëtar në Doganën e Shkodrës, si administrator i disa firmave private në Shkodër dhe gjatë pushtimit austro-hungarez, si shef i Seksionit te Financave në Bashkinë Shkodër.
Gjatë viteve 1920-24, u zgjodh dy herë si deputet i qarkut Shkodër. Njëkohësisht, drejtoi organin e shtypit “Ora e Maleve” bashkë me Patër Anton Harapin dhe Dom Lazër Shantonë. Ndonëse nuk mori pjesë në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, ai ishte një mbështetës i grupit antizogist dhe për këtë arsye mbeti në ekzil gjatë qeverisjes së Mbretit Zog.
Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe drejton firmën tregtare “Vllazën Prennushi”.
Në qeverinë e Mustafa Krujës, Shuk Gurakuqi mbajti për dy vjet postin e Ministrit të Financave. Me ardhjen në pushtet të komunistëve, Gurakuqi u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjyqi Special.
Në vitin 1949 dënimi u ul në 20 vjet. Vuajti gjithsej 17 vjet burg, ku pjesën më të madhe e kaloi në burgun famëkeq të Burrelit. Periudhën pas burgut e kaloi në varfëri, duke u marrë me lexime shkencore. Ndërroi jetë më 13 prill 1966 në Shkodër.
The post Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Nga ana e tij, presidenti Pellegrini u shpreh se BE nuk do të jetë kurrë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Ai vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën drejt anëtarësimit ndërsa garantoi se Sllovakia do jetë aleate e përhershme e Shqipërisë në procesin e aderimit.
“Kjo vizitë është një piketë historike në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve sepse është e para vizitë në nivel presidenti në Shqipëri dhe historinë modern të Sllovakisë.
Do shtojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë. Ne po operojmë me bursat e shqiptarëve në Sllovaki dhe do ketë rritje të tyre në të ardhmen. Për të mundësuar rritjen e shkëmbimit të studentëve.
Shqipëria po bëhet destinacion i ri për turistët sllovakë. Shifrat po rriten vit pas viti.
Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk do jetë e plotë. Sllovakia do jetë aleate e përhershme e Shqipërisë në procesin e aderimit dhe jemi avokate e fortë në këtë proces.
Vonesat në lidhje me zgjerimin e BE, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj kundrejt anëtarësimit. Ne vlerësojmë këtë progres që ka bërë Shqipëria, reformat, duke përmirësuar gjërat. Angazhimi për Shqipërinë që një ditë të jetë anëtare e BE, ja kemi dhënë popullit të Shqipërisë. Do ishte koha e duhur të realizojmë këtë premtim sepse vendet e BP e meritojnë të jenë anëtarë të denjë të BE”, deklaroi Pellegrini.
Nga ana e tij, presidenti Begaj vlerësoi mbështetjhen e Sllovakisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë përmes asistencës sëofruar, ekspertizës dhe eksperiencës.
“Sllovakia mbështetëse aktive dhe nxitëse e integrimit., Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në BE.
I jemi mirënjohës Sllovakisë për mbështetjen.
Jemi optimist për të hapur Brenda 2025 të gjithë grupkapitujt dhe synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në 2027 dhe finalizojmë anëtarësimin e plotë deri në 2030.
Reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e administratës publike, është bërë përparim. E sigurova z. Pellegrini për përkushtimin tonë për të vijuar me vendosmëri rrugën tonë në proceset integruese me rëndësi strategjike. Më 16 maj mirëprisnim takimin e komitetit politik evropian, dëshmi e rolit të Shqipërisë si partner I besueshëm në rajon”, deklaroi Begaj.
Ky i fundit bëri me dije se një theks i veçantë gjatë takimit me homologun e tij Pellegrini u vendos edhe te intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vende, rritja e bashkëpunimit nhë fushën e arsimit, bujqësisë, ekonomisë e turizmit.
“Vumë theksin te nevoja për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet tregtare mes dy vendeve tona i cili dhe pse ka rritje, mbetet në nivele modeste.
Vlerësojmë se ka hapësira dhe mundësi konkrete për të forcuar bashkëpunimin ekonomik e dypalësh.
Biseduam për turizmin, shifrat e vlerësuara në 2024. Bujqësia, mbrojtja e natyrës dhe arsimi ishin disa tema të tjera.
Biseduam mbi çështjet rajonale dhe theksuam se e ardhmja e rajonit është në BE”, tha Begaj.
The post Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Betohen rekrutët e FSK, Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës, amanet i të rënëve për liri appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Të pranishëm në ceremoni ishin dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Osmani: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së
Presidentja, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se FSK është dëshmi e sakrificës dhe se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.
“Të gjithë sot që u betuat jeni pasardhës të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet më të rënda të historisë sonë, prandaj mbajeni këtë uniform me krenarin më të madhe. Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim i përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen”, tha a para e shtetit. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.
Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes
Kryeministri, Albin Kurti, tha se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.
Kurti tha se diplomimi i rekrutëve sot vjen si një kapitull i pas lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së Aleancës veri atlantike dhe si vazhdim i amanetit për mbrojtje të atdheut dhe kontributit për paqe.
“Uniforma që e bartni sot është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që u flijuan dhe frymëzim për të ndërtuar të ardhmen. Ju jeni garanca më e fuqishme që populli i Republikës sonë do të jetojë në paqe, integritetit territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm”, tha Kurti.
Kurti deklaroi se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.
The post Betohen rekrutët e FSK, Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës, amanet i të rënëve për liri appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Më pas krerët e dy shteteve nisën takimin në ambientet e Presidencës për të dalë në orën 11:30 në konferencën për media.
Kjo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri.
Qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi i interesit për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy presidentët do të diskutojnë zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, situatën e sigurisë në Evropë dhe marrëdhëniet transatlantike. Presidenti sllovak do të shoqërohet në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak (Smer-SD)”, ka njoftuar Zyra e Presidentit Pellegrini.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë e pas takimit me homologun Begaj, Presidenti Pellegrini do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama. Përveç kësaj, presidenti sllovak është planifikuar të vizitojë Muzeun Bunk’art 2, i cili përkujton përvojën e ngjashme historike të të dy vendeve me regjimet totalitare.
The post Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>“Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh.
Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.
Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre”, thuhet në njoftim.
Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura:
• Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);
• Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;
• Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;
• Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.
Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:
• Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;
• Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;
• Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.
The post Ulet afati për pajisjen me kartë ID nga 14 ditë në 3 ditë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Kryeministri i Kanadasë: Marrëdhënia e vjetër me SHBA, ka mbaruar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Duke folur për gazetarët në Otava pas një takimi të kabinetit, Carney tha se kanadezët duhet “të riimagjinojnë rrënjësisht ekonominë e vendit përballë tarifave të presidentit amerikan Donald Trump.
Ai tha se Kanadaja do të përgjigjet me tarifa hakmarrëse që do të kenë ndikim maksimal në SHBA.
Trump njoftoi dy ditë më parë (26 mars) vendimin për taksën 25% për automjetet e importuara dhe pjesët e makinave.
Carney, udhëheqësi i Partisë Liberale, e cilësoi Marrëveshjen origjinale të Produkteve Automobilistike Kanada-SHBA të nënshkruar në vitin 1965, marrëveshjen më të rëndësishme në jetën e tij.
“Kjo ka përfunduar me këto tarifa,” tha ai.
Ai theksoi se Kanadaja mund të mbajë një industri automobilistike me tarifat e SHBA-së, me kusht që qeveria dhe komuniteti i biznesit të punojnë për të “riimagjinuar” dhe “riparuar” industrinë.
Carney ka ndryshuar planet e tij të fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të muajit të ardhshëm për t’u përballur me detyrimet e fundit të importit.
Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vendosur pjesërisht një tarifë totale prej 25% për mallrat kanadeze, së bashku me një tarifë prej 25% për të gjitha importet e aluminit dhe çelikut. Kanadaja deri më tani është kundërpërgjigjur me rreth 60 miliardë dollarë kanadezë (42 miliardë dollarë; 32 miliardë dollarë) tarifa për mallrat amerikane.
Mëngjesin e së enjtes (27 mars), Trump paralajmëroi Kanadanë dhe BE-në kundër bashkimit të forcave kundër SHBA-së në luftën tregtare.
The post Kryeministri i Kanadasë: Marrëdhënia e vjetër me SHBA, ka mbaruar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Liderët evropianë rrisin presionin për paqe, Putin bën thirrje për një qeveri të përkohshme në Ukrainë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Putin deklaron se qeverisja kalimtare nën mbështetjen e OKB-së mund të hapë rrugën drejt bisedimeve për përfundimin e konfliktit.
Ai shton se qeveria do të mbikëqyret nga OKB-ja derisa të mbahen zgjedhjet për t’ia dorëzuar pushtetin asaj që ai e quan një “qeveri të aftë”.
“Teknikisht, është e mundur të diskutohet mundësia e futjes së qeverisjes së përkohshme në Ukrainë nën kujdesin e OKB-së me Shtetet e Bashkuara, me vendet evropiane, natyrisht, me partnerët dhe miqtë tanë”, deklaron Putin.
Një ditë më parë (27 mars) në Paris, liderët e Britanisë së Madhe dhe Francës, në një takim të “koalicionit të vullnetarëve” u njoftuan se do t’i bëhet më shumë presion Putinit për t’i dhënë fund luftës. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer akuzoi Vladimir Putinin se “luan lojëra”.
Starmer argumentoi për një afat kohor për të ndërmjetësuar një marrëveshje armëpushimi dhe tha se Evropa duhet të shkojë më tej për të mbështetur procesin e paqes, duke përfshirë rritjen e sanksioneve.
Por teksa liderët evropianë vijonin me bisedimet e paqes, lufta në Ukrainë nuk u ndal.
Gjatë natës, Rusia nisi sulme në Dnipro, Nikopol, Pokrovsk dhe Marhanetska, duke dëmtuar një strukturë të infrastrukturës. Nga ana e saj, forca ajrore ruse pretendon se ka kapur 78 dronë nga Ukraina.
The post Liderët evropianë rrisin presionin për paqe, Putin bën thirrje për një qeveri të përkohshme në Ukrainë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Tërmet i fuqishëm në Mianmar, lëkundjet ndihen edhe në Tajlandë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Tajlandë, ndërsa shkaktuan panik te qytetarët të cilët kanë lënë menjëherë banesat e kanë dalë në rrugë.
Tërmeti në Mianmar ndodhi në një thellësi fokale prej 10 kilometrash, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).
Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje e fortë toke me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.
Fill pas këtyre goditjeve, Kryeministri i Tajlandës thirri një mbledhje urgjente për të vlerësuar situatën.
Deri në këto momente nuk dihet nëse ka pasoja në njerëz apo dëme të konsiderueshme në banesa.
The post Tërmet i fuqishëm në Mianmar, lëkundjet ndihen edhe në Tajlandë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>