Politikë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/politike/ Radio Televiziori Shqiptar Sat, 22 Mar 2025 08:15:03 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.7.2 https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/08/cropped-SHKODRA-150-%C3%97-150-px-1.png?fit=32%2C32&ssl=1 Politikë - RTSH Shkodra https://www.rtsh-shkodra.live/aktualitet/politike/ 32 32 222375147 Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër https://www.rtsh-shkodra.live/begaj-uron-sulltan-novruzin-sjellte-begati-e-miresi-ne-cdo-vater/ Sat, 22 Mar 2025 08:14:59 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79757 Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e...

The post Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e konsideruar nga ta si më e bekuara e vitit, pasi shënon nisjen e Pranverës dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut.

Presidenti uroi që kjo ditë të sjellë begati e mirësi në çdo vatër të çdo besimtari dhe të çdo shqiptari.

“Gëzuar Sulltan Novruzin, të dashur besimtarë bektashinj! Kjo ditë e shenjtë, që vjen së bashku me pranverën, sjelltë begati e mirësi në çdo vatër tuajën dhe të çdo shqiptari”, uroi Kreu i Shtetit.

Kjo festë njihet edhe ndërkombëtarisht prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Nevruzit.

Sulltan Novruzi është një festë e lashtë e jetës, rilindjes dhe triumfit të dritës mbi errësirën. Me rrënjë që shtrihen mbi 3000 vjet në epokën e Zoroastrianizmit, Nevruzi paralajmëron ardhjen e pranverës dhe festohet në ekuinoksin e pranverës.

The post Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79757
Rama – demokratëve: Mos e hidhni votën në kënetë, fuqizoni Shqipërinë në negociatat me BE-në https://www.rtsh-shkodra.live/rama-demokrateve-mos-e-hidhni-voten-ne-kenete-fuqizoni-shqiperine-ne-negociatat-me-be-ne/ Fri, 21 Mar 2025 11:10:57 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79692 Kryeministri Edi Rama ftoi sot demokratët që në 11 maj mos ta çojnë votën kot,...

The post Rama – demokratëve: Mos e hidhni votën në kënetë, fuqizoni Shqipërinë në negociatat me BE-në appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kryeministri Edi Rama ftoi sot demokratët që në 11 maj mos ta çojnë votën kot, por ta japin për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu drejtua veçanërisht demokratëve të cilët i ftoi mos ta hedhin votën kot në kënetë.

“Një prind demokrat në 11 maj mund: Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah; ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah; të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes”, shkruan Rama.

Rama tha se një prind demokrat mund të bëjë gjënë e duhur duke votuar që t’u japë fëmijëve të vet pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE.

“Ose pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë: Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS. E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh”, tha Rama.

Sipas tij, në këtë mënyrë vota nuk çohet kot, por jepet për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

“Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE”, shtoi ai.

The post Rama – demokratëve: Mos e hidhni votën në kënetë, fuqizoni Shqipërinë në negociatat me BE-në appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79692
OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE https://www.rtsh-shkodra.live/osbe-partite-duhet-ta-kene-te-qarte-se-shqiperia-eshte-kandidate-per-ne-be/ Thu, 20 Mar 2025 06:33:57 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79608 Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja...

The post OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH moderuar nga gazetarja, Sonila Agostini, vuri theksin se zgjedhjet parlamentare janë shumë të rëndësishme parë edhe në kontekstin se Shqipëria është kandidate për në BE. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare kudo janë të rëndësishme, në çdo vend, pasi është momenti kryesor i jetës politike së një vendi.

“Në Shqipëri ka rëndësi sepse janë zgjedhje kombëtare. Është një moment për 4 vitet e ardhshme. Njerëzit që do të votohen do të qeverisin vendin tuaj. Ka rëndësi dhe janë të veçanta sepse parlamenti që do të dalë nga këto zgjedhje do të vazhdojë punën për negociatat me BE-në. Duhet që parlamentarët të kenë mandat të qartë nga populli që të vazhdojnë negociatat. Si përfaqësues i një vendi perëndimor, jo si kryetar i OSBE-së, them se është shumë i rëndësishëm legjitimiteti i qeverisë dhe i parlamentit, që të vijojnë procesin e negociatave. Nuk kam  dëgjuar ende ndonjë parti që nuk është në favor të këtij procesi.”, tha ambasadori.  

The post OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79608
Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave https://www.rtsh-shkodra.live/berisha-do-i-japim-zgjidhjen-perfundimtare-ceshtjes-se-pronave/ Thu, 20 Mar 2025 06:30:42 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79604 Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit...

The post Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri gjatë një mandati të mundshëm qeverisës. Gjatë paraqitjes së programit të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha ka theksuar se do të ndërmerren masa të drejtpërdrejta për t’u përgjigjur ndaj këtij problemi, duke ofruar mundësi për kompensim fizik ose financiar për pronarët, dhe do të ndërhyhet në ligje dhe politika për të siguruar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ekspertët më kanë njohur mua me shuma të mëdha, të cilat duhen për t’iu përgjigjur këtij problemi. Çdo shumë që duhet për t’iu përgjigjur këtij problemi, qeveria do ta përballojë. Zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronës, është zgjidhja përfundimtare e çështjes së sistemit. Pa vendosur sistemin në bazën e tij pronësore, sistemi nuk gjen kurrë stabilitet. Ndaj dhe unë i siguroj pronarët se do të ndërhyhet në çdo ligj, se do ndërmerret çdo vendim për t’i dhënë zgjidhjen më të ndershme me rregulla dhe kushtet e tregut, me kompensim fizik ose financiar, ose forma tjera të përzgjedhura nga pronarët etj. Kjo çështje nuk do ekzistojë, do marrë përgjigjen përfundimtare”, tha Berisha.

Një tjetër aspekt që ai theksoi ishte edhe mbrojtja e pronës private, duke argumentuar se, kur një tokë publike ndryshon destinacionin, ajo duhet t’i kalojë pronarit të mëparshëm me të drejtë parablerjeje dhe pronësie të padiskutueshme.

“Ligji dhe parimi themelor thotë se, në rast se një tokë publike do ndryshojë destinacionin, apo do tjetërsohet, automatikisht i kalon pronarit me të drejtë parablerje dhe pronësie të padiskutueshme. Këtu i janë dhënë institucione të tëra me Asllan Rusin, me Selman Stërmasin që janë të gjitha të ndërtuara mbi toka pronarësh dhe tani i marrin oligarkët, i marrin trafikantët, dhe kjo është njësoj si në ’46-tën”, tha Berisha.

The post Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79604
PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit https://www.rtsh-shkodra.live/pd-ka-prezantuar-kandidatet-ne-shkoder-berisha-kemi-perballe-narko-shtetin-ndaj-eshte-fushata-me-e-rendesishme-e-34-viteve-te-fundit/ Thu, 20 Mar 2025 06:16:07 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79603 Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,...

The post PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha.Drejtuesi politik i PD-së, në Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatëve që garojnë në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, nënvizoi se misioni që kanë mbi supe kandidatët, është sa i vështirë aq edhe shpresëdhënës “për zjarrin e fitores së PD më 11 maj”.

“Është koha që Shkodra dhe qytetarët e saj të rishkruajnë historinë e t’i dalin për zot vendit të tyre. Jemi në udhëkryqin e historisë, jemi këtu për të shkruar historinë e për t’i dalë zot fateve të vendit. Zgjedhjet e 11 majit përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve, familjeve të Shkodrës e Shqipërisë.”, deklaroi Boçi.  

Ndërsa kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, ka theksuar se “Shqipëria Madhështore” nuk mund të jetë pa prodhimet shqiptare ‘Made in Albani”.

Në fjalën e tij, Berisha tha se krenaria jonë kombëtare do jetë prodhimet e Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Bushatit, por dhe prodhimi i mbarë Shqipërisë.

“Unë garantoj biznesmenët shkodranë dhe mbarë shqiptarë, investitorët shkodranë se taksat më të ulëta në Evropë do vendosen vitin e parë të qeverisjes sonë. Se energjinë do ta blini tre herë më lire, do ta blini me çmimin më të ulët në Evropë. Jemi në vitin e diasporës, e meriton diaspora. Nuk e kemi një fjalë elektorale këtë. E kemi një fjalë të vërtetë, e kemi një fjalë zemre. Unë u garantoj se do bëjmë gjithçka që ata mijëra shkodranë që kanë ndërtuar suksesin e tyre në Itali, Greqi, Amerikë dhe kudo, të rikthehen të ndërtojnë ëndrrën shkodrane, ëndrrën më të bukur të jetës së tyre.”, tha Berisha.

Ai premtoi pesë vite, asnjë taksë për diasporën dhe lehtësira të tjera për rikthimin e tyre.

“Made in Albania” është krenaria jonë. Shqipëria, Shkodra në çdo skaj prodhon dhe do prodhojë. Imagjinoni për një moment fuqinë bujqësore të Nënshkodrës, Bushatit, Vaut të Dejës, Malësisë së Madhe, Pukës, etj. I garantoj fermerët se do kenë subvencione për çdo njësi prodhimi, për çdo fidan, për çdo kokë bagëti. I garantoj se projektet e mëparshme të arrorëve dhe ullinjve, do vazhdojnë të mbështeten me fuqinë më të madhe”, tha Berisha.

Sipas tij, PD do të bëjë gjithçka që t’ua kompensojë prodhuesve, eksportuesve dëmin që u krijon kursi i këmbimit. Berisha tha se Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.

“Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore”., tha ai.

Kreu i PD-së theksoi se vendi është jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në histori si ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.

“Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi përballë një parti politike, por ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që quhet rilindje. Ne kemi përballë narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare. Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën”, tha Berisha.

The post PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79603
Celibashi: Fleta e votimit e madhe! Do të zmadhojmë dhomën e votimit https://www.rtsh-shkodra.live/celibashi-fleta-e-votimit-e-madhe-do-te-zmadhojme-dhomen-e-votimit/ Wed, 19 Mar 2025 06:38:01 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79595 Në emisionin politik “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, përgjatë intervistës me...

The post Celibashi: Fleta e votimit e madhe! Do të zmadhojmë dhomën e votimit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Në emisionin politik “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, përgjatë intervistës me Kryekomisionerin e Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, një temë ka qenë edhe madhësia e fletës së votimit, për shkak edhe të numrit të madh të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas Celibashit, fleta e votimit do të jetë njësoj në të gjithë vendin.

“Do të përpiqemi që të akomodojmë dhe hapësirën, që do të duhet për fletën e votimit, si në 2 zgjedhjet e fundit ku dhoma e fshehtësisë ka qenë më e madhe. Fletët e votimit do të jenë njësoj në të gjithë vendin dhe fletët e votimit nuk mund të bëhen më të mëdha, sepse bëhet shumë i vështirë menaxhimi i fletëve nga votuesit. Madhësia e fletës së votimit mund të krijoj mundësi për të kuptuar se si votohet, ndaj ajo do të jetë në një përmasë që e bën të vështirë identifikimin se si voton votuesi.”, tha Celibashi.

The post Celibashi: Fleta e votimit e madhe! Do të zmadhojmë dhomën e votimit appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79595
Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5 https://www.rtsh-shkodra.live/zgjedhjet-miratohet-renditja-e-subjekteve-zgjedhore-ne-fleten-e-votimit-pd-ashm-numri-1-ps-numri-5/ Tue, 18 Mar 2025 06:27:53 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79583 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për...

The post Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për zgjedhjet  parlamentare të 11 majit. Sipas shortit të hedhur, edhe në prani të përfaqësuesve të subjekteve politike, në krye të renditjes në fletën e votimit do të jetë koalicioni opozitar PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me numrin 1, ndërsa Partia Socialiste do të jetë me numrin 5.

Ndërsa renditja e subjekteve për në fletën e votimit u përcaktua, tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë edhe variantin përfundimtar të fletës së votimit.

Renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit

PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore     1

Lëvizja Bashkë                                                2

Lëvizja Atdheu                                                3

Koalicioni Euroatlantik                                    4

Partia Socialiste                                               5

Nisma Shqipëria Bëhet                                    6

Aleanca Kombëtare Shqiptare                         7

Aleanca për Demokracinë e Re                        8

Djathtas për Zhvillim                                        9

Partia Mundësia                                               10

PSD                                                                  11

The post Zgjedhjet- Miratohet renditja e subjekteve zgjedhore, në fletën e votimit PD-ASHM numri 1, PS numri 5 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79583
Shqipëria merr statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike https://www.rtsh-shkodra.live/shqiperia-merr-statusin-e-shtetit-vezhgues-ne-rrjetin-evropian-te-administrates-publike/ Sat, 15 Mar 2025 11:17:42 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79483 Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

The post Shqipëria merr statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se vendi ynë është bërë pjesë në statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike (EUPAN).

Ministrja Pirdeni shkruan se përfaqësuesit e Shqipërisë morën pjesë në këtë takim pune me përfaqësues të vendeve anëtare dhe kandidate të BE-së.

“Diskutimet u përqëndruan në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me prioritetet dhe sfidat e administratave publike evropiane, duke përfshirë etikën, inteligjencën artificiale, administratën e gjelbër, digjitalizimin e shërbimeve publike si dhe burimet njerëzore.”, shkruan Pirdeni.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin e mbyll postimin në rrjetet sociale me një falënderim për Presidencën Polake të Këshillit të BE-së për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm, ku Shqipëria mori pjesë si vëzhguese.

Çfarë është Rrjeti EUPAN?

Rrjeti EUPAN është platforma kyçe e Bashkimit Evropian për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe promovimin e inovacionit në administratën publike në nivel evropian.

The post Shqipëria merr statusin e shtetit vëzhgues në Rrjetin Evropian të Administratës Publike appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79483
Rama: Na duhet mandati i katërt që të pajisim shqiptarët me pasaportën e BE brenda 2030 https://www.rtsh-shkodra.live/rama-na-duhet-mandati-i-katert-qe-te-pajisim-shqiptaret-me-pasaporten-e-be-brenda-2030/ Sat, 15 Mar 2025 11:15:43 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79482 Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e një mandati të katërt qeverisës të Partisë Socialiste,...

The post Rama: Na duhet mandati i katërt që të pajisim shqiptarët me pasaportën e BE brenda 2030 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e një mandati të katërt qeverisës të Partisë Socialiste, për të siguruar futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Në podcastin “Flasim”, Rama theksoi se pasaporta e BE-së do të ofronte mundësi të reja për shqiptarët, duke u mundësuar atyre lëvizje të lirë dhe mundësi studimi e punësimi në çdo vend europian.

Rama përshkroi situatën aktuale të pasaportave shqiptare, duke kritikuar trajtimin e bashkëkombësve në kufijtë e BE-së, ku ata shpesh herë përballen me pyetje dhe kontrolle të tepruara nga autoritetet kufitare.

Ne vërtet s’kemi viza për të lëvizur në Europë, por ama s’kemi as të drejtë për të qëndruar në një vend të BE-së. Kur arrijmë në kufijtë e BE-së jo vetëm na fusin në radhë, por edhe na marrin në pyetje me policë, të cilët na e kthejnë mbarë e mbrapsht pasaportën tonë dhe ndërkohë na pyesin: Ku po shkon? Sa lekë ke? Kush të ka ftuar? Dhe “kur do ikësh që këtu”, pa hyrë mirë. Ne mund ta mbyllim përfundimisht këtë histori poshtëruese dhe të mos na shikojë askush si dele të zeza nga tufa. Të mos i japim më llogari asnjë polici në aeroport se përse po hyjmë në një vend të BE-së”, tha Rama.

Ai nënvizoi se një mandat i fortë i Partisë Socialiste do të mundësonte një avancim të rëndësishëm në këtë drejtim, duke i dhënë çdo qytetari shqiptar mundësinë për të pasur të drejtat e barabarta me qytetarët e vendeve të BE-së.

Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën evropiane të Shqipërisë 2030. Kjo pasaportë duhet të ndryshojë. Duhet të shtohet diçka themelore, BE-Republika e Shqipërisë. Për t’ju dhënë pasaportën e BE-së na duhet jo thjesht një mandat i katërt, por një mandat më i fortë. Kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe një rrugë të bashkohet dhe me votën e bashkuar të na jap këtë mundësi që të pajisim shqiptarët me pasaportën e BE-së brenda kësaj dekade”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se kjo është mundësia për të mbyllur përfundimisht periudhën e pasigurisë dhe diskriminimit për qytetarët shqiptarë dhe për të hapur një kapitull të ri për lidhjen e Shqipërisë me BE-në.

Me pasaportën e BE-së, Evropa bëhet e vogël sa Shqipëria dhe Shqipëria bëhet e madhe sa Evropa. Me pasaportën e BE-së vajzat dhe djemtë e Shqipërisë mund të studiojnë në çdo universitet të Evropës me tarifa të njëjta si student evropian. Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar do të mund të punojë pa leje pune në çdo vend të Evropës. Më pasaportën evropiane çdo shqiptar do të fitojë të drejtën të votojë dhe të kandidojë në BE. Me pasaportën e BE-së çdo ambasadë e BE-së i vjen në ndihmë kudo ku ndodhet një shqiptari që zotëron pasaportën e BE-së”, tha ai.

The post Rama: Na duhet mandati i katërt që të pajisim shqiptarët me pasaportën e BE brenda 2030 appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79482
Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve” https://www.rtsh-shkodra.live/lehtesohen-procedurat-per-pronesine-dhe-ndertimin-kuvendi-miraton-paketen-e-maleve/ Thu, 13 Mar 2025 17:50:03 +0000 https://www.rtsh-shkodra.live/?p=79372 Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”,...

The post Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
Deputetët miratuan në Kuvend të enjten me 73 vota pro, projektligjin “Për Paketën e Maleve”, i cili parashikon lehtësim të procedurave për pronësinë dhe ndërtimin, sikurse edhe politika fiskale stimuluese për investimet në zonat malore.

Në seancë plenare ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vlerësoi se projektligji do të sjellë një qasje alternative për nxitjen e ekonomisë dhe turizmit malor.

Sipas tij, paketa e mbështetjes që sigurohet përmes këtij projektligji pritet t’i japë një hov investimeve të viteve të fundit në të gjithë zonat urbane dhe vijën bregdetare, duke rritur punësimin dhe të ardhurat.

Ndërsa ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh para votimit se, pr/ligji për “Paketën e maleve”, zgjidh një problem shumë të rëndësishëm në raport me zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Mazniku u shpreh se të ardhurat nga turizmi janë rritur ndjeshëm.

Në vitin e fundit turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 5 miliardë euro, ose 17 % të PBB dhe nga kjo shumë 1.7 miliardë euro ose 35% kanë shkuar në hoteleri; 1,5 miliardë euro të ardhurave nga turizmi kanë shkuar për restorantet, ku kanë përfituar kamarierët stafet e restoranteve, pagat e të cilëve janë rritur. Ndërsa 1 miliardë ose 20% e parave të turistëve që kanë shpenzuar në Shqipëri kanë shkuar për bujqësinë dhe 750 milionë të tjera në transport”, theksoi Mazniku.

Sipas tij, këto të ardhura kanë qenë të shpërndara në çdo sektor, por nuk ka një balancë shpërndarje të tillë nga ana gjeografike.

“P.sh, Himara i ka pasur të ardhurat e veta për frymë 71 mijë lekë për banor, më të larta se Tirana dhe Vlora. Ndërsa bashkitë si Mati i ka pasur 5 mijë lekë të ardhurat për frymë apo Fushë- Arrëzi 4 mijë lekë për frymë, 5 herë më pak se Himara. Puka 4 mijë lekë për frymë 6 herë më pak Himara”.

Mazniku shpjegoi se, zhvillimi i turizmit ka treguar përmirësim ekonomik të bashkive, teksa theksoi se, “fokusi ynë është shpërndarja e turizmit në territor, jo vetëm në zonat bregdetare por edhe ato malore”.

Ai tha se, me këtë nismë i jepet zgjidhje problemit të pronës, aplikimit për një leje zhvillimore në turizëm dhe mundësi poseduesve të mirëfilltë të tokës për ta zhvilluar pronën e tyre në funksion të turizmit që rrit të ardhurat ekonomike.

The post Lehtësohen procedurat për pronësinë dhe ndërtimin, Kuvendi miraton “Paketën e Maleve” appeared first on RTSH Shkodra.

]]>
79372