The post Nuk e lejua t’i jepte lamtumirën e fundit, Hashim Thaçi merr leje nga Gjykata Speciale, viziton varrin e të atit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Thaçi ka vendosur kurorë me lule në varrin e të atit në fshatin Burojë të Skënderajt , ndërsa ai u lejua vetëm të takohej me të vetëm në momentet e fundit në spital.
Lajmin për lejimin e Thaçit e ka bërë të ditur Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, i cili shkruan në facebook se “e sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetveten e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungojnë në total”.
Dhomat e Specializuara të Kosovës, siç quhet Gjykata Speciale e Hagës për gjykimin e krimeve që pretendohet se janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk i kanë dhënë leje ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Fakti që ish-presidentit nuk iu dha leje, u cilësua absurd nga Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta dhe të bazuara mbi respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
Që nga fundi i vitit 2020, Hashim Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit të Gjykatës në Hagë, ku së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po gjykohen për krime lufte.
The post Nuk e lejua t’i jepte lamtumirën e fundit, Hashim Thaçi merr leje nga Gjykata Speciale, viziton varrin e të atit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Tragjedia me 59 viktima, arrestohen dy ish kryetarët dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Koçanit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Sipas informacioneve fillestare, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov, për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, pas zjarrit që përfshiu një diskotekë.
Ata dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri në orët e para të së dielës së kaluar, funksiononte ilegalisht në dhjetë vitet e fundit të ekzistencës së tij dhe ata kishin mbuluar këtë paligjshmëri.
Mediat maqedonase shkruajnë se diskoteka “Puls” funksiononte që nga viti 2012, në mandatin e Ratko Dimitrovskit dhe ishte e hapur deri në natën fatale të 16 marsit.
“Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit, lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse”. Aksioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të zgjasë gjatë gjithë natës, ndërsa Prokuroria do të njoftojë më shumë pas përfundimit të aksionit nesër”, thonë Prokuroria Publike në RMV sipas mediave.
Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.
Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Iliev nga viti 2017-2021.
The post Tragjedia me 59 viktima, arrestohen dy ish kryetarët dhe kryebashkiaku i dorëhequr i Koçanit appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Protestat për tragjedinë e Tempit, kryeministri grek riformaton qeverinë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Kostis Hatzidakis, i cili ka qenë ministër i Financave, është emëruar zëvendëskryeministër, duke marrë përsipër një rol mbiqkyrës në projektet madhore qeveritare.
Në vend të tij si ministër Financash është emëruar Kyriakos Pierrakakis, i cili ishte më parë ministër Arsimi.
Sofia Zacharaki do të drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa Domna Michailidou atë të Kohezionit Social dhe Familjes.
Christos Staikouras është larguar nga posti i ministrit të Transporteve për t’u zëvendësuar nga Christos Dimas, ish-zëvendësministër i Financave. Ndërkaq, ish-zëvendësministri i Qeverisjes Digjitale, Konstantinos Kyranakis, është emëruar zëvendësministër Përgjegjës për Mbikqyrjen e Reformave Hekurudhore.
Vassilis Kikilias është emëruar si ministër i ri i Navigimit Detar dhe detyrën e tij për drejtimin e Ministrinë për Krizën Klimatike dhe Mbrojtjen Civile e ka marrë Ioannis Kefalogiannis, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes.
Theodoros Skylakakis nuk do të jetë më Ministër i Mjedisit dhe Energjisë. Në këtë detyrë është emëruar Stavros Papastavrou.
Ish-ministri i shtetit Makis Voridis do të jetë ministër për Migracionin.
Kabineti i ri pritet të betohet paraditen e së shtunës. Ndryshimet në qeveri u njoftuan pak javë pasi qindra e mijëra persona dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Tempes. Kjo ishte edhe protesta më masive e mbajtur në vend gjatë viteve të fundit.
The post Protestat për tragjedinë e Tempit, kryeministri grek riformaton qeverinë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Stabiliteti i Ballkanit, NATO mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Njoftimi përshkroi vizitat e fundit të kreut të aleancës ushtarake, Mark Rutte, në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, duke thënë se NATO-ja ka kontribuar për paqe dhe stabilitet në këtë rajon për 30 vite dhe do të vazhdojë të udhëheqë misionin e KFOR-it në Kosovë, që është misioni më i gjatë dhe më i madh i aleancës.
Në këtë kuadër, NATO-ja angazhohet për të vazhduar punën e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Ndër të tjera thuhet se aleanca mbështet plotësisht normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky është procesi i vetëm që mund të çojë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura.
Mark Rutte u bëri thirrje të dyja palëve që të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e nevojshme për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.
Në takimet e tij në Kosovë, kreu i NATO-s zhvilloi biseda me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e tij pasoi vizitën në Bosnjë-Hercegovinë, ku z. Rutte theksoi angazhimin e NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë e këtij vendi. Ai theksoi se Marrëveshja e Paqes e Dejtonit është themel i paqes dhe duhet të respektohet, duke u shprehur kundër çdo veprimi që mund të dëmtojë atë marrëveshje.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s siguroi se aleanca e Atlantikut Verior dhe partnerët ndërkombëtarë janë të angazhuar dhe do të parandalojnë krijimin e një vakuumi sigurie në rajon.
The post Stabiliteti i Ballkanit, NATO mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Papa Françesku jashtë rrezikut për jetën, Ati i Shenjtë do të trajtohet edhe për disa ditë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>“Ati i Shenjtë u lut në faltoren private pranë suitës papnore në katin e dhjetë të spitalit ‘Gemelli’ të Romës, ku ndodhet që nga data 14 shkurt dhe ka ndjekur në distancë lutjet dhe meditimet në Vatikan,” raportoi zyra e shtypit e Vatikanit.
Në spital, Ati i Shenjtë përjetoi disa kriza respiratore, që i dhanë shtysë frikës për jetën e tij. Por pas një jave përparimesh të qëndrueshme, Vatikani raportoi mbrëmjen e së hënës se prognoza e tij nuk ishte më e rezervuar apo e pasigurt, çka do të thotë se nuk është më në rrezik për jetën.
Megjithatë gjendja e tij shëndetësore mbetet e ndërlikuar, ndaj do të vijojë të marrë trajtim spitalor edhe për disa ditë të tjera dhe pas kësaj mund të kthehet në Vatikan.
Ndërkaq, një burim nga Selia e Shenjtë u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP se ende nuk kanë nisur përgatitjet për ta pritur në rezidencën “Santa Maria”, çka tregon se nuk do të dalë së shpejti nga spitali.
The post Papa Françesku jashtë rrezikut për jetën, Ati i Shenjtë do të trajtohet edhe për disa ditë appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Pavarësisht rikthimit të kontrolleve në pikën e përbashkët kufitare të Morinit, situata është e qetë, me lëvizje normale e pa vonesa në të dyja anët e kufirit.
Nga policitë kufitare bëhet një regjistrim i shpejtë i mjetit dhe një kontroll rutinë i dokumentit të identifikimit për drejtuesin e mjetit.
Kjo procedurë e lehtësuar kontrolli vlen vetëm për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle.
Procedura do të jetë në fuqi deri më 30 prill, ndërsa nga data 1 maj rikthehet procedura e lehtësuar e kalimit të kufirit pa kontrolle për periudhën nëntëmujore të sezonit turistik në të gjitha pikat e kalimit të kufirit Shqipëri–Kosovë.
Ky regjim u vendos në protokollet e nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta ndërqeveritare dhe marrëveshjet mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Më herët, procedura e lehtësuar aplikohej vetëm për tre muajt e verës, por që nga qershori i vitit 2024, periudha u zgjat nga tre në nëntë muaj.
Shqipëria dhe Kosova kanë pesë pika të përbashkëta të kalimit të kufirit dhe 21 vendkalime kufiri pa kontrolle për fshatrat e brezit kufitar nga Kukësi në Tropojë në një distancë 30 km në të dy anët e kufirit.
The post Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti: Ushtria e Kosovës u ngjiz me Adem Jasharin, sot e modernizuar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Në këtë ceremoni që mbahet me rastin e shënimit të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se ushtria e Kosovës u ngjiz me Adem Jasharin ndërsa sot është modernizuar.
“Ushtria e Kosovës që zuri fill më 1989 me grupin e Adem Jasharit në Drenicë u ngjiz me disa pak armë personale dhe pajisje ushtarake por që mbaheshin nga një grup njerëzish por me përkushtim të madh dhe me vullnet të paepur. Gjatë viteve 90 dhe në kohën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës armët, municionet, uniformat dhe pajisjet e tjera ushtarake kurrë nuk qenë të mjaftueshme dhe të bollshme për luftën e UÇK-së dhe lirinë e Kosovës. Nga çlirimi i atdheut më qershor 1999 e deri më sot e tutje një nga detyrat kyçe për ruajtjen e lirisë së fituar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve ka qenë dhe mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovës. Sot nga që nga viti 1989 kur Adem Jashari me shokë filluan të flasin e të punojnë për një ushtri të Kosovës, kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të fortë, më të pajisur dhe më të trajtuar se sa sot”, u shpreh Kurti.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani që është edhe komandante supreme e FSK-së, kryeparlamentari Glauk Konjufca e përfaqësues të familjes Jashari në krye më vëllain e Adem Jasharit, Rifatin.
Nga ana e saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se janë mbledhur në këtë ditë të shenjtë, në një vend me simbolikë të jashtëzakonshme, në kazermën “Adem Jashari”, aty ku tha se ruhen dhe vazhdojnë të jetojnë vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë.
“Ky është vendi ku trashëgimia e Komandantit Legjendar Adem Jashari nuk është thjesht vetëm një kujtim, por frymëzim për brezat e ardhshëm të ushtrisë sonë. Sot kujtojmë me krenari, Komandantin Legjendar, familjen e tij heroike dhe gjithë luftëtarët që i dolën zot atdheut duke paguar lirinë me jetën e tyre”, tha presidentja.
Osmani vuri në dukje se ato tri ditë të marsit 1998 në Prekaz ndodhi një ndër betejat më heroike të historisë s kombit shqiptar ku dëshmorë përveç burrave u bënë edhe fëmijët, gratë e pleqtë.
“Sepse Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, por një kështjellë e lirisë, një fortifikatë e pamposhtur e kombit tonë, dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, një monument i gjallë si sakrificës dhe heroizmit të pashoq”, tha Osmani.
Ajo shtoi se në ato ditë marsi 1998, kur flaka mbuloi Prekazin, kur shtëpia e Jasharëve u bë kalaja e lirisë, u flijua një familje, por lindi një epokë e re për Kosovën, epoka më e lavdishme e historisë.
“Liria nuk përmbyllet me betejat tona, sepse ajo kërkon përkushtim të përditshëm për ta mirëmbajtur, sakrificë të vazhdueshme për ta mbrojtur shtetin tonë të fortë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë e brezin e ri të Jasharëve”, nënvizoi Osmani.
Osmani u shpreh gjithashtu se FSK-ja si trashëgimtare e UÇK-së, me profesionalizëm, është gjithmonë e atshme t’i dal zot vendit.
“FSK-ja e policia janë garanci për sovranitetin tonë, një mburojë për paqe dhe sigurinë e qytetarëve tanë, dhe dëshmi se sakrifica e dëshmorëve nuk ka qenë e kotë”, tha më tej ajo.
Fillimisht u nderuan të dyja himnet, ai i Kosovës dhe himni kombëtar, ndërsa u bënë nderime pranë obeliskut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa ushtarët e Kosovës njëzëri këndonin këngën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari.
The post 27-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kurti: Ushtria e Kosovës u ngjiz me Adem Jasharin, sot e modernizuar appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme (3 mars) në qendër të qytetit të Mannheim.
Autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën pasi operacioni është në vazhdim.
Për momentin nuk është e qartë nëse ky ishte një aksident apo një akt i qëllimshëm terrorist.
The post Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post 100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e kësaj figure të rëndësishme të historisë.
“Luigj Gurakuqi nuk ishte një figurë as rastësore dhe as episodike, por një personalitet me rol vendimtar për fatin e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar. Ishin vitet kur Shqipëria po bëhej dhe patrioti dhe shtetari, luftëtari dhe dijetari ynë i madh ishte gjithmonë aty. Ishte ndër më të spikaturit burra të Shqipërisë që i doli zot atdheut të vet me dije e me penë, por edhe me betejat e tij. Ishte jo vetëm një dijetar poliedrik, por edhe një luftëtar për pavarësinë e Shqipërisë,” u shpreh znj. Spiropali.
Luigj Gurakuqi ishte nënshkrues i dokumentit të shpalljes së Pavarësisë dhe personazh i politikës shqiptare gjatë çerekut të parë të shekullit XX.
The post 100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore appeared first on RTSH Shkodra.
]]>The post Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>Sipas përditësimit të fundit nga 93 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 80,75 për qind.
Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 7,48 për qind, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 7,45 për qind të votave.
Ndërkaq, koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën Socialdemokrate deri tani ka marrë 1,93 për qind të votave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se procesit, të cilit po i vjen fundi, po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Më 8 shkurt u zhvillua procesi i votimit në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës me gjithsej 43 vendvotime.
Në proces morën pjesë 15.352 votues apo 75,57 për qind e numrit që ishte regjistruar si votues.
Këtë të premte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka nisur edhe numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.
The post Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike appeared first on RTSH Shkodra.
]]>