AKU bllokon produkte të skaduara, drejtori i AKU Shkodër: Është krijuar Task-Forca për kushtet e tregtimit të peshkut

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 3.8 ton produkte ushqimore të skaduara  dhe 52 ton bazë ushqimore për bagëti jashtë standarteve.  Sipas drejtorit Ramir Haderi, vetëm në muajin qershor nga 138 inspektime të realizuara, janë ndëshkuar me gjobë dhe masë paralajmëruese 18 subjekte, kryesisht në zonat turistike.

AKU Shkodër bashkë me Ministrinë e Bujqësisë dhe Inspektoriatin e Peshkimit kanë ngritur edhe një Task-Forcë, që do të kontrollojë subjektet që tregtojnë peshk pa certifikatën e origjinës.

Nga ana e AKU Shkodër është hartuar plani për kontrollin dhe monitorimin e subjekteve prodhuese, përpunuese dhe tregtuese të produkteve ushqimore, në kuadër të sezonit turistik veror 2024, duke patur parasysh objektin e veprimtarisë së operatorëve të biznesit ushqimor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.