AKU, gjatë 2024 kontrolle me bazë risku
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit planifikon të kontrollojë bizneset e ushqimit sipas metodologjisë së re me bazë risku, pas marrjes së mostrave.
Kontrollet do të përfshijnë prodhuesit, përpunuesit dhe shpërndarësit e biznesit të ushqimit.
Në total për vitin 2024 janë 23,823 operatorë të biznesit ushqimor që ushtrojnë veprimtari në sektorin e kontrollit zyrtar të ushqimit, ushqimit për kafshë për produkte me origjinë shtazore dhe origjinë joshtazore.
Kontrollet e AKU synojnë të ngrenë në një nivel më të lartë cilësinë e ushqimit, pasi vendi synon të ofrojë një gamë më të gjerë të shërbimit tursitik.