AKU: Konstatuam shkelje gjatë sezonit veror – Drejtori Haderi thotë se kontrollet vijojnë pa ndërprerje
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë periudhës tre mujore qershor-gusht 2024, ka kryer 636 inspektime në subjekte të ndryshme.
Drejtori i këtij institucioni Ramir Haderi thotë për RTSH, se nga këto kontrolle janë ndëshkuar me masë administrative, gjobë 19 subjekte, për mangësi dokumentacioni dhe datave të skadencës.
Drejtori i AKU Haderi, deklaron se ka pasur 2 raste të trajtimit me brucelozë në 2 ferma , ku e gjithë gjëja e gjallë është asgjësuar, si dhe masë administrative me gjobë për 8 baxho të përpunimit të qumështit për përdorim të vajit të palmës.
Në ditët në vijim AKU do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme, ku në fokus do të jenë produktet e mishit dhe qumështit.