AKU monitorim për sigurinë ushqimore , Haderi: Në fokus bizneset pranë shkollave, paralajmërime subjekteve!
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër në muajin tetor ka pasur në fokus kontrollet në subjektet tregtare pranë të gjitha shkollave me synim sigurinë ushqimore.
Titullari i këtij institucioni, Ramir Haderi thotë se të gjitha subjekteve që operojnë pranë shkollave u janë lënë paralajmërime për të zbatuar cilësinë dhe sigurinë ushqimore.
Një lajm i mirë është edhe rehabilitimi i Markatës së mishit, një investim i Bashkisë Shkodër, i cili sipas Haderit do të shërbejë për të përmirësuar kushtet e tregtimit sipas standardeve për shitësit dhe blerësit e produkteve.
Në qarkun e Shkodrës janë ngritur 6 grupe kontrolli, të cilat do të shtrihen në të gjitha bashkitë.