AKU Shkodër bllokon vezë të pasigurta/Haderi: Masa administrative me gjobë 2 subjekteve

Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje me situatën e influencës aviare Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër, ka realizuar monitorime në disa subjekte të tregtimit të dhe përpunimit të vezëve. Titullari i këtij institucioni Ramir Haderi bën të ditur se janë bllokuar në kushtet e flagrancës qindra kokrra vezë dhe ndaj tyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë. Gjatë këtij muaji janë marrë mostra për kryerjen e analizave laboratorike në 180 subjekte thekson Haderi.AKU Shkodër i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të intensifikojë kontrollet me afrimin e sezonit veror.