AKU, trajnime për inspektorët e ushqimit në qarqe
Nisma e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit “Të trajnuarit, trajnojnë” ka vijuar me trajnimin e inspektorëve të Sektorit së Mbrojtjes së Bimëve dhe Inputeve Bujqësore nëpër qarqe.
AKU bën të ditur se, programi i trajnimeve për specialistët e inspektorët e ushqimit në qarqe, janë përgatitur nga sektori pranë Drejtorisë së Përgjithshme të AKU-së në bashkëpunim me Sektorin e Trajnimeve dhe Asistencës Teknike.
Sipas AKU-së, qëllimi kryesor i trajnimeve, të nisura tashmë nga DRAKU Lezhë, është rritja e kapaciteteve tekniko-profesionale të stafit të sektorëve KKMBIB të DRAKU-ve për rifreskimin e bazës ligjore ekzistuese dhe njohjen me aktet ligjore të reja.
Gjithashtu, në fokus të trajnimeve janë e dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për procedurat e kontrolleve zyrtare, licencimin dhe marrjen e mostrave në fushën e inputeve bujqësore dhe veprimtarisë prodhuese të duhan-cigareve.