AKU vijon inspektimet në terren, gjobiten 8 subjekte, masa administrative “Paralajmërim” për 39 të tjera
![aku f](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/aku-f.jpg?fit=1024%2C730&ssl=1)
Autoritetit Kombëtarë i Ushqimit në Shkodër vijon inspektimet në të gjitha subjektet në zonat turistike të qarkut.
Gjatë muajit korrik janë bërë mbi 150 inspektime dhe janë vendosur 6 gjoba për mungesë dokumentacioni, ndërsa janë vendosur edhe masa administrative “Paralajmërim” për 27 subjekte.
Sa i takon dy javëve të para të muajit gusht, AKU ka zhvilluar kontrolle në 20 subjekte në Velipojë, nga të cilat është marrë masa administrative “Paralajmërim” në 12 subjekte dhe 2 gjoba për mungesë dokumentacioni.
Inspektimet do të vijonë gjatë gjithë sezonit turistik, ku krahas Velipojës, Shirokës dhe Zogajve, kontrolle do të kryhen edhe në zonat malore.