“Akullore Fest” mbush dekadën – “Pinoku çamaroku” fiton vendin e parë
Festivali i këngës për fëmijë në Shkodër “Akullore Fest” përmbylli dekadën e parë të tij.
Një festival që fillesat i pati 1o vite më parë i organizuar nga profesor Anton Kaftalli dhe shkolla e muzikës “Prenkë Jakova”, në këtë vit jubilar organizatorët menduan që të risjellin 15 këngët më të mira të 10-të viteve të fundit, të interpretuara nga artistët e vegjël.
Në fund, juria shpalli fituese këngëtaren Sheida Zoga me këngën “Pinoku Çamaroku” e kompozuar nga Oleg Gjerga.
Drejtori i shkollës së muzikës Anton Kafatalli foli për emocionet, por edhe vështirësitë që ka patur ky festival ndër vite.
Në këto 10 vite që organizohet nga “Akullore Fest” kanë dalë disa emra të njohur të artit.
“Akullore Fest” është një festival i këngës për fëmijë i përvitshëm në Shkodër, i cili i jep mundësi artistëve të vegjël që të evidentohen si talentet e ardhshme.