Akullore shtëpie me arra të pjekura
Përgatitja e Akullores së Shtëpisë me Qumësht dhe Arra
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
- 4 filxhanë çaji me qumësht
- 4 kokrra vezë
- 1 filxhan çaji sheqer
- Një lugë çaji vanilje
- 1 lugë gjelle niseshte
- 1 filxhan me arra të pjekura
Përgatitja
Si fillim, zieni qumështin dhe ta lini të ftohet pak ndërkohë vendosni arrat të piqen në furrë të parangrohur për 10 minuta.
Më pas, rrihni vezët bashkë me sheqerin dhe hidhini në tenxheren ku keni qumështin.
Merrni pak nga masa e qumështit shkrini niseshtenë dhe hidheni masën në tenxheren e qumështit.
Përziejeni mirë dhe vendosini në zjarr shumë të ngadaltë duke i përzjerë vazhdimisht në mënyrë që masa të mos nisë të zjejë pasi priten vezët.
Kur masa të trashet, largojeni nga zjarri.
Hidhini arrat e pjekura dhe vaniljen.
Vendoset në kupa ose në një tas të madh dhe pasi ftohet në temperaturë ambjenti futet në zonën e ngrirjes së frigoriferit.
Sapo të ftohet dhe të ngrijë sa duhet është gati për t’u servirur.
Shoqërohet në mënyrë fantastike me reçel qershie apo luleshtrydhe, fruta të thata etj.
Për një shije edhe më fantastike, këtë akullore mund ta përdorni edhe në shoqërimin e kekëve të ndryshëm apo edhe krepave të ëmbla.
Nëse preferoni akulloren mund ta shoqëroni edhe me copëza çokollate apo biskotash të ndryshme.