Akulloret me substanca kancerogjene, AKU i përgjigjet KLSH: Masat u morën brenda 7 ditëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është përgjigjur akuzave të KLSH se nuk mori asnjë masë për sasinë e akulloreve të kontaminuar me substanca kancerogjene në një rast të 2021. AKU thotë se për rastin në fjalë ka marrë njoftim nga sistemi RASFF më datë 30 korrik 2021 për akulloret me oksid etileni.

Sipas saj qytetarët janë njoftuar në atë kohë për të mos konsumuar akulloren dhe se vetë institucioni ka bllokuar produktin brenda 7 ditëve.

“Referuar shqetësimit të transmetuar në media me importin e produktit akullore nga Franca me prani të oksid etileni, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton lidhur me masat e marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve si me poshtë:

– Më datë 30.07.2021 ora 11.49 PM nga sistemi RASFF informohemi se Shqipëria është në listën e 47 vendeve të cilat janë furnizuar me produktin akullore të prodhuar nga një kompani franceze, e cila përmbante “Substancën e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores”.

– Me marrjen e njoftimit, AKU kryen verifikimet e sasisë të importuar për lotet respektive të evidentuara në njoftim, si dhe kreu inspektimin në këto Operatorë të Biznesit Ushqimor me qëllim ndjekjen e gjurmueshmërisë së produktit dhe tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e tij.

– Importet për këtë produkt sipas loteve të përcaktuara nga sistemi RASFF janë kryer gjatë periudhës nga data 01.03.2021 deri me 22.05.2021 (data para daljes së njoftimit nga sistemi RASFF me datë 31.07.2021) .

-Brenda periudhës 7 ditore nga marrja e njoftimit, është kryer inspektimi në subjektet respektive  dhe më pas është  bllokuar  dhe asgjësuar e gjithë sasia e këtij produkti.

 – Nga ana e AKU është bërë njoftimi për konsumatorin për produktet e përcaktuara në Lot-e respektive, për moskonsumim dhe kthim mbrapsht në pikat e shitjes ku e kishin blerë”, thuhet në njoftimin e AKU.

Kreu i KLSH Arben Shehu raportoi në komisionin e Ekonomisë se AKU nuk mori asnjë masë për bllokimin e këtyre akulloreve edhe pse kishte marrë disa herë njoftim. I pyetur nga  Eduard Shalsi se përse rasti i audituar nga KLSH nuk është raportuar, kreu I KLSH i është përgjigjur se për këtë rast ka patur edhe kallëzim penal, por nuk është parë e arsyeshme për t’u bërë publike.   

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.