Akuza ndaj korrupsion, gazetari Nura: Moralisht, familja Berisha është goditur rëndë

nura

nura

Çështja e ditës në politikën shqiptare, vënia në akuzë për korrupsion e ish-kryeministrit Sali Berisha, është çështje morali dhe pushteti për gazetarin Artur Nura.

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, z. Nura tha se ish-kryeministri Berisha duhet ta kishte përballuar ndryshe akuzën e Strukturës Antikorrupsion (SPAK).

Deputeti demokrat ka refuzuar procedurat ligjore për dhënien e masave penguese kundër tij.

Në qoftë se do i referohemi moralit të politikanit, z. Berisha si një drejtues shteti i niveleve më të larta, ish-president, ish-kryeministër dhe lider historik i Partisë historike Demokratike, me kontribute në ardhjen e demokracisë në Shqipëri, z. Berisha duhet të ishte. Raporti midis moralit dhe pushtetit dhe interesit për pushtet për fat të keq në Shqipëri anon nga kjo e dyta,” u shpreh z. Nura.

Sipas gazetarit Nura, akuzat e fundit vënë pikëpyetje shpresat e z. Berisha për një rikthim të mundshëm në pushtet.

Si mund të besohet një rikthim i tretë pas kësaj goditjeje nga SPAK?

Ardhja në pushtet e z. Berisha si frymë e liri-demokracisë, si frymë evropiane në historinë komuniste të Shqipërisë, pa dyshim që ka marrë goditje të fortë nga pikëpamja morale. Bëhet fjalë, edhe pse do të vërtetohet apo jo juridikisht, por moralisht familja Berisha është goditur rëndë,” tha z. Nura

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.