Categories: BotaLajme

Akuza për hakerime spiunazhi, Zelanda e Re i bashkohet SHBA dhe Britanisë në sanksionet ndaj Kinës

Zelanda e Re i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për të akuzuar Kinën për lançimin e sulmeve kibernetike “me qëllim të keq” përmes hakerëve të mbështetur nga shteti.

Ministrja e Sigurisë Judith Collins deklaroi këtë të martë (26 mars) se hakerët e lidhur me qeverinë kineze sulmuan parlamentin e Zelandës së Re në vitin 2021, duke shënuar kështu herën e parë që vendi ia atribuon publikisht Kinës sulmet kibernetike ndaj sistemeve të saj qeveritare.

Autoritetet e sigurisë kibernetike të Zelandës së Re përfunduan vlerësimin teknik dhe ia atribuuan këtë aktivitet një grupi të sponsorizuar nga shteti PRC (Kinë) të njohur si APT40.

Fatmirësisht, në këtë rast, (autoritetet) punuan me organizatat e prekura për të frenuar aktivitetin dhe për të hequr aktorin menjëherë pasi ata ishin në gjendje të hynin në rrjet”, tha Collins.

Akuza vjen një ditë pasi SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan një sërë akuzash penale dhe sanksionesh kundër shtatë hakerëve kinezë për kryerjen e dyshuar të sulmeve gjithëpërfshirëse në emër të agjencisë së inteligjencës civile të Kinës.

Fushata shumëvjeçare dyshohet se kishte në shënjestër zyrtarët, senatorët, gazetarët dhe kompanitë amerikane,  duke përfshirë kontraktorët e Pentagonit, si dhe parlamentarët britanikë, mbikëqyrësin e zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtarët e Parlamentit Evropian, duke prekur miliona njerëz.

Ambasada kineze në Londër hodhi poshtë pretendimet si “plotësisht të pabaza” dhe “shpifje keqdashëse”, duke i quajtur sanksionet “manipulim të drejtpërdrejtë politik”.

Kina është një viktimë e madhe e sulmeve kibernetike. Ne kemi luftuar me vendosmëri dhe kemi ndaluar të gjitha llojet e aktiviteteve keqdashëse kibernetike në përputhje me ligjin dhe kurrë nuk kemi inkurajuar, mbështetur apo falur sulmet kibernetike”, tha ambasada, duke përsëritur qëndrimin e gjatë të Pekinit për këtë çështje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

1 hour ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

1 hour ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

1 hour ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

2 hours ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

2 hours ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

2 hours ago

This website uses cookies.