Akuzat antisemitiste për X, Elon Musk takohet sot me presidentin izraelit
Sipërmarrësi teknologjik, Elon Musk , i akuzuar nga grupet e të drejtave civile për përforcim të urrejtjes anti-hebreje në platformën e tij të mediave sociale Tuitter/X, do të takohet këtë të hënë (27 nëntor) me presidentin izraelit Isaac Herzog, së bashku me izraelitët, të afërmit e të cilëve janë mbajtur nga Hamasi në Gaza.
Zyra e Herzog njoftoi takimin të dielën mbrëma, duke thënë: “Në takimin e tyre, presidenti do të theksojë nevojën për të vepruar për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet.”
Musk, miliarderi i cili gjithashtu drejton Tesla dhe SpaceX, nuk iu përgjigj kërkesave për koment përmes zëdhënësve për Tesla dhe X.
Vizita e Musk përkon me një armëpushim katër-ditor në një luftë izraelite me Hamasin, gjatë së cilës aktualisht janë liruar 58 nga rreth 240 pengjet që Izraeli thotë se janë mbajtur nga Hamasi.