Categories: AktualitetLajme

Akuzat e Berishës për gjyqtaren Irena Gjoka, KLGJ: Sulmet synojnë ndikimin e vendimeve të gjyqësorit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj akuzave të shpeshta të Sali Berishës drejtuar gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. KLGJ thotë se këto sulme synojnë ndikimin e vendimeve të pavarur të gjyqësorit.

KLGJ bën thirrje që këto akuza të ndalen pasi krijojnë një imazh të gabuar të gjyqtarëve dhe ndikojnë negativisht në besimin e publikut.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike. Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë”, shkruan KLGJ.

KLGJ shprehet se vendimet e gjyqësorit nuk duhet të ndikohen nga jashtë dhe se kundërshtimi i tyre bëhet ne një gjykatë më të lartë.

“Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë”, thuhet në deklaratën e KLGJ.

Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta në drejtim të gjyqtares Irena Gjoka ku dhe kërkon largimin e saj nga trupi gjykues i dosjes për aferën Partizani. Së fundi, Berisha ka akuzuar gjyqtaren se ka ndërruar emrin nga Shpata në Gjoka dhe se është dëbuar nga Greqia për 12 vite nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Premier, Slot drejt derbit të Liverpool: Do të jetë një betejë

"Një njeri i mençur  më tha një herë: ‘Nuk ka asgjë më të mirë për…

6 hours ago

U largua nga Red Bull pas sezonit të dështuar, Perez ka akord me “Cadillac Team”

Serxho Perez është drejt një rikthimi të bujshëm në Formula 1 vetëm dy muaj pasi…

6 hours ago

Policia e Shtetit dhe KiE forcojnë bashkëpunimin në trajnimin e efektivëve kundër diskriminimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim drejtuesen…

7 hours ago

Shorti i Kupës së Mbretit, s’ka klasike në gjysëmfinale

Barcelona-Atletiko Madrid dhe Real Sociedad-Real Madrdit do të jenë dy gjysëmfinalet e Kupës së Mbretit.…

7 hours ago

Nata e parë e Sanremos përcolli muzikë dhe mesazhe për paqen

Një sukses të vërtetë ka shënuar nata e parë e edicionit të 75 të Festivalit…

7 hours ago

KLGJ: Personat e veshur me pushtet po prekin dinjitetin e gjyqtarëve dhe cenojnë pavarësinë e drejtësisë

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj deklaratave dhe kritikave të fundit të politikanëve që…

8 hours ago

This website uses cookies.