Lajme

Akuzat e PD-së se u kërcënuan nga policia në Kuvend, Hoxha: Nuk ka pasur tentativë të nxjerrjes së armës

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi nga Shkodra se efektivët që kanë qenë pjesë e planit të masave për protestën e opozitës që u zhvendos para Kuvendit nuk kanë pasur armë zjarri me vetë dhe se nuk ka pasur asnjë lloj kërcënimi me armë të deputetëve të PD-së.

Hoxha tha se ndjen keqardhje për formën që ka zgjedhur opozita për të shkaktuar kaos dhe dhunë. Ai dënoi dhunën e përdorur ndaj efektivëve dhe gardës, ku sipas tij ishin aty vetëm për të kryer detyrën.

“Keqardhje për deputetët e opozitës të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe të gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga polica kurse e drejta e dhunës dhe shkatërrimit nuk do të tolerohen. Në deklaratën e policisë të dhënë dje është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga polica. Forcat e policisë që kanë qenë pjesë e planit të masave për tubimin nuk kanë pasur armë. Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe gardës në prag të anëtarësimit në BE nuk është i pranueshëm sepse forcat e policë dhe garda është atje për të mbrojtur institucionet  kushtetuese. Forcat e Policisë së Shtetit që kanë qenë aty për të bërë detyrën”, tha Hoxha.

Një ditë më parë pas kaosit në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Policisë së Shtetit se efektivët e saj kanë kërcënuar me armë dy deputetëve të opozitës, Luan Baçit dhe Bledjon Nallbatit. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Shteti duke përgënjeshtruar lajmin dhe thënë se efektivët që garantojnë sigurinë gjatë tubimeve nuk kanë qenë të pajisur me armë por vetëm me shkopinj gome.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

13 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

14 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

14 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

14 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

14 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.