Akuzat e SPAK, Kryemadhi: Mamaja ime shtëpi 310 mijë euro? Ka punuar me Sokol Binjan e Fatmir Xhafajn, këta pse janë milionerë?!

Ish-kryetarja e LSI-së (sot PL), Monika Kryemadhi i është përgjigjur akuzave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për të cilat i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa bashkëshorti i saj, Ilir Meta është në burg.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi i dha përgjigje blerjes së një banese me vlerë 310 mijë euro nga mamaja e saj, teksa e justifikoi me vite të tëra pune të kësaj të fundit. Kryemadhi tha se e ëma ka punuar në pozicione të rëndësishme dhe krah personave si Sokol Binaj, Valentina Leskaj e Fatmir Xhafaj. Ajo ngriti pyetjen se kur këtë të fundit janë bërë, sipas Kryemadhit, milionerë, mamaja e saj pse nuk mund të blinte një shtëpi.

Farsë imorale në marrëdhënie me familjen time. Akuzojnë mamanë time se ka blerë një shtëpi 310 mijë euro. Po mo e ka blerë, mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2010, ka ardhur në 1953, ka qenë mjeke, ka qenë 2 mandate ndihmës gjyqtare me Sokol Binajn që sot është anëtar  në Gjykatën e Lartë, ka qenë 13 vjet në zyrë me Valentina Leskajn. Ka qenë kryetare e gruas së Tiranës, Fatmir Xhafaj ishte kryetar i rinisë së Tiranës. Këta të gjithë janë milionerë me biznese, mamaja ime nuk blenka dot një shtëpi?! Mamaja ime ka qenë me biznese, me tatime të paguara. Nuk po merrem me gjërat e tjera politike sepse ekipi i avokatëve do merret me këtë gjë. Unë do merrem politikisht me këtë gjë. Të gjithë duhet të kenë parasysh një gjë, ‘Karma is a Bitch’. Sot i kanë fëmijët e vegjël, por kur t’i kenë 25 vjeç që duan t’i kërkojnë t’i intimidojnë dhe t’i turpërojnë prindit e tyre, do të jenë edhe ata në këtë pozicion. Vetëm se ka një ndryshim, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i kanë arritur të gjitha vetë, nuk kanë shitur as shpirtin, as trupin, as mendjen për të qenë në dorë të një grupi mafioz”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.