Akuzat nga SPAK, Berisha ankimon masën “detyrim paraqitje” në apelin e GJKKO-së

berishaaa30
Ish-kryeministri Sali Berisha ankimoi të hënën masën e caktuar nga Gjykata Antikorrupsion për “detyrim paraqitje” dhe për ndalimin e lëvizjes së tij jashtë shtetit.
Ankesa u dorëzua nga avokati Genc Gjokutaj i cili po e mbron ish-presidentin Berisha në çështjen e ngritur ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Të dy zyrtarët akuzohen për korrupsion nga Struktura Antikorrupsion (SPAK).
“Vendimi për seancën e verifikimit të ekzekutimit nuk është depozituar akoma. Kjo është shkelje e madhe, flagrante e gjykatës. Për masat e sigurimit është aplikuar një praktikë antiligjore dhe kjo praktikë të heq mundësinë për të ankimuar me argumente,” tha z. Gjokutaj.
SPAK-u i ka kërkuar GJKKO-së që z. Berisha të paraqitet dy herë në javë para autoriteteve dhe të mos lejohet të dalë nga Shqipëria.