Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.
Aktualisht deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lekaj u dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.
Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.
Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.
Në deklarimet e tyre paraprake të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur për…
Senati italian ka miratuar marrëveshjen e njohjes së pensioneve me Shqipërinë. Një përpjekje disavjeçare është kurorëzuar me…
Partia Demokratike ka prezantuar sot (10 mars) koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e cila përbëhet…
Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë që të mos jetë pjesë e listës…
Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë në fokus të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar…
"Një Shqipëri" është emisioni më i ri që nis sonte në RTSH 1 dhe do…
This website uses cookies.