Categories: BotaLajme

Akuzohet për spiunazh për Kinën, arrestohet ndihmësi i politikanit të AfD-së

Një ndihmës i një politikani të ekstremit të djathtë gjerman, që kandidon në zgjedhjet evropiane në qershor, është arrestuar me dyshimin se ka spiunuar për Kinën.

Prokurorët gjermanë kanë bërë me dije se Jian G, akuzohet për shpërndarje informacioni rreth negociatave në Parlamentin Evropian me një shërbim inteligjent kinez dhe për spiunim të figurave të opozitës kineze në Gjermani.

Jian G u arrestua mbrëmjen e djeshme (22 prill), pak orë pasi tre shtetas gjermanë u vunë në pranga nën dyshimin se punonin me ministrinë e sigurisë shtetërore të Kinës për të dorëzuar teknologjinë që mund të përdorej për qëllime ushtarake.

Në faqen e internetit të Parlamentit Evropian, Jian Guo renditet si një asistent i akredituar i Maximilian Krah, një eurodeputet dhe kandidati kryesor i partisë së ekstremit të djathtë AfD në zgjedhjet në mbarë BE-në. Ai është një shtetas gjerman që thuhet se ka punuar si ndihmës i Krah në Bruksel që nga viti 2019.

“I dyshuari “është një punonjës i një shërbimi sekret kinez. Në janar të vitit 2024, i akuzuari në mënyrë të përsëritur i transmetoi klientit të tij të shërbimit të inteligjencës informacione për negociatat dhe vendimet në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu spiunoi anëtarët e opozitës kineze në Gjermani për shërbimin e inteligjencës”, thanë prokurorët.

Kujtojmë se një javë më parë, dy gjermano-rusë u arrestuar gjithashtu në Gjermani pasi dyshohet se spiunonin në emër të Rusisë, dhe synonin të kryenin sulme shpërthyese ndaj tyre.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

5 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

13 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

18 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

20 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

22 minutes ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

24 minutes ago

This website uses cookies.