Akuzon ish-gjyqtari: Reali shkel rregullat e UEFA-s, mbush arkat e klubit me paratë publike
Në Spanjë vazhdon stuhia mbi Realin e Madridit për shkak të Santiago Bernabeut. Prej muajsh stadiumi i klubit madrilen ka qenë në qendër të polemikave për “prishjen e qetësisë publike” të shkaktuar nga zhurmat e forta gjatë ndeshjeve dhe koncerteve të organizuara në strukturën historike që ndodhet në qendër të Madridit.
“Lufta në Bernabeu” është ndezur aq shumë sa në debat ka ndërhyrë edhe një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë spanjolle, sipas të cilit “Real Madrid po abuzon me paratë publike falë përdorimit të Bernabeut”.
Sipas ish-magjistratit, klubi “mund të shkelë rregullat e Fair Play-t Financiar, duke rrezikuar të ketë probleme me UEFA-n”. Marca i jep hapësirë të mjaftueshme çështjes. Për këtë ka folur edhe juristi José Antonio Martín Pallin në Tve, televizionin publik spanjoll.
“Real Madridi po mbush arkat me paratë publike, me parkingje dhe me disa aktivitete që nuk janë as futboll, as sport”, shpjegoi ai. Ish-gjyqtari denoncoi gjithashtu se “zhurma nga Bernabéu është një krim kundër mjedisit” dhe se “është e pamundur për të izoluar zërin”.